Shkruan: Fadil SHYTI

REAGIM (Ndaj ministrit ë punëve të brendshme të qeverisë ahtiariane, Bjaram Rexhepit me seli në Prishtinë)

Duke dëgjuar një bisedë në RTK, të mjekut i cili si duket i nxitur nga partia e tij dhe i etur për pushtet ; për të fituar ”famë” dhe para si duket i gjori ”njeri” pas luftës i paska harruar dy vlera të larta njerëzore dhe kombëtare: betimin e Hipokratit dhe gjakun e derdhur të ushtarëve të UÇK-së.

-Në emisionin, ”Protagonist” -me nëntitull ”Arrestimi i Kurtit”, ”Xhepi” i përtej urës së Lumbardhit (ish-Ibri) herë paraqitej si dhelpër e herë si ujk.

Them si dhelpër, përpjekja për ta arrestuar Albin Kutin me vendimet e gjykatave të UNMIK-ut, dhe asaj të EULEX-it duke e zbatuar këtë turp e shkuar turpit edhe në ditën e varrimit, të atdhetarit të madh, Ali Aliut-Kelmendit, sipas tij qenka bërë pa dijeninë e tij, apo pa e pyetur askush atë!!! Nëse është kështu vet ministri e demaskoi më së miri ”sovranitetin ” e qeverisë ”kosovare” e cila në fakt çdo ditë e më tepër po shihet qartë se, është duke e mbajtur vetëm ”kumbonën” (zilen) e pavarësisë, por jo sovranitetin e vendimit; gjykimit as ekzekutimit.

-Nëse vërtetë nuk e paska pyetur askush për këtë akt të ulët anti-njerëzor, ”Xhepi” i rrjedhur me vrima nga gishtat e huaj, nëse është vërtetë i sinqertë dhe nuk nuk na bën të mos i besojmë-duhet sa më parë të japë dorëheqje, së paku për dy arsye: në shenjë të mbrojtjes së moralit të tij personal dhe për të mbrojtur sovranitetin e institucionit që ai e drejton.

-Po, a nuk e bëri këtë sa për të mbuluar turpin e servilizmit ndaj të huajve; dikur, ish-ministri i punëve të brendshme të qeverisë ahtisariane, Fatmir Rexhepi, kur policia gjakatare e UNMIK-ut, i vrau dy të rinj dhe i plagosi mbi tetëdhjetë të tjerë?! Kjo, si duket nuk i intereson pasardhësit të ”Fatit”, sepse si duket para padronëve të tij, dhe bashkë-partiakët prej të huajve, -kanë marrë mbi supe detyra të mëdha ”kombëtare” për t´i burgosur e vrarë shqiptarët kryengritës të të gjitha formave të rezistencës, që i thonë JO! çdo padrejtësie në trojet e robëruara e të kolonizuara shqiptare.

-Më lart theksova se, ”Xhepi”, paraqitej edhe si ujk për faktin që, fliste shtruar e jo “hakërruar” se: ”Policia e Kosovës duhet t´i kryejë obligimet e veta ekzekutive, në mënyrë absolute”.

-Në parim secili do të pajtohej me idenë e përgjegjësisë së ministrit, sikur të mos dihej fakti që, kjo kërkesë kaq absolute, kaq e pamëshirë ndaj kundërshtarëve të regjimit dhe prishjes së rendit të bëhej ”absolute” edhe ndaj fqinjëve tanë ardhacakë serbë, që po i djegin doganat e kufijve të Kosovës ”sovrane” , ata , që Mitrovicën po e bëjnë një ”Falluxhë” të dytë!

-Duke vazhduar më tej debatin, ish-mjeku tani kryepolic, më 4 maj 2010

tha:” Albini,duhet të arrestohet, (sa cinik qe ku shtoi), -më pëlqeu mua

kjo, apo jo; -apo dikujt tjetër”!!!

-Po, aty në atë bisedë me një gazetar të RTK –së, ”Xhepi” e përkujtoi me

mburrje suksesin e policisë ”kosovare” se, rreth kufirit shqiptaro-shqiptar

nga rrethi i Kaçanikut, i paskan zbuluar sasi të madhe armësh dhe municioni; se, i paskan arrestuar shtatë pjesëtarë të një grupi të armatosur, qe fjala për UÇK-n e cila u riaktivizua në malet tona; e cila e mori përgjegjësinë me Komunikatën Nr.1 e cila shkuan: ”…Pas një lufte të rreptë me policinë maqedonase u vra një polic nga radhët armike dhe u plagos lehtë një ushtar yni”.

-Do dëshiroja ta pyes ish-mjekun, a ia shtron vetes pyetjen ndonjëherë ky ish-mjek partizan; pse dikur i shëroi ushtarët e plagosur të UÇK-së, -kur tani i bashkohet korit si të gjithë pushtetarët servilë që të arrestohet Albini, i cili po demonstron rrugëve të Kosovës që të arrihet fitorja e plotë e lirisë dhe e ribashkimit kombëtar, të arrihet betimi i komandantit legjendar , Adem Jasharit dhe i politologut , Ukshin Hoti, për të cilin u flijuan dhe mijëra dëshmorë të atdheut.

Atë ditë që u varros një atdhetar, atë ditë u rrahë dhe një ish-komandantë me merita të mëdha, Azem Syla, atë ditë u godit me shkopinj gome dhe një ish-ushtar trim, Sali Zyba i pathyeshmi në betejat e Lëvizjes

Vetëvendosje!

-Atë ditë u bë një hakmarrje serbe mbi luftëtarët e lirisë, po atë ditë

policia e Kosovës nën emblemat e flamurit ahtisarian e shkeli nderin e

besës shqiptare –e cila dhe në rast ditë-gjakmarrje , nuk e ka fyer

nderin e asaj familjeje dhe të atyre që e kanë nderuar me pjesëmarrje

në varrim.

Jo, ore zotërinj !

-Nuk qe betimi i UÇK-së, për t´u bërë shqiptarët dhe pushtetarët e tyre shërbëtorë të Evropës lavire, e cila me dinakëri thinjake po i ricopëton trojet etnike shqiptare. Ndërsa, ju o shkretanë ”politikanë” po ia mbani ison!…

-Po atë ditë kur ”Xhepi” po derdhej nga vreri i mbeturinave ahtisariane, analisti i njohur Tim Juda tha: ”…Së shpejti, Prishtina dhe Beogradi do të bisedojnë për statusin e Mitrovicës” , -shih, sipas kësaj logjike politike, Mitrovica qenka e avancuar si krahinë serbe sipas kutit ahtisarian-evropian- për faktin që do të bisedohet për statusin e saj-dje, bisedohej e në Rambuje e Vjenë për statusin e Kosovës –e , thuhej për çështje teknike, ndërsa, në vjeshtë priten bisedime ”statusore” për Mitrovicën të cilat gjithashtu, po quhen teknike!!!

-Lidhur me këtë sihariq në veçanti, ”merita” ka edhe ish-ideatori i ndarjes së Mitrovicës në dy komuna.

-Kësaj i thonë: ”Luaje mace, kryet e buallit”!…

-Këta shkretanë të mashtruar, pastaj të joshur me karrota të UNMIK-ut,

tani po riaktivizohen me ”EULESH-in”, për ta ndarë Kosovën, pikërisht për

këtë po përgatiten “bisedime teknike” me Serbinë…

-Shkurt e shqip: po duan ta ndajnë de jure dhe de fakto: komunën

e Mitrovicës në dy pjesë! Pra, me ndihmën e Evropës dhe të Rusisë, po

duan ta bëjnë Kosovën , të ndarë në dysh, si Qipron!’

Po, a ka më tmerr se kjo kur: -kufirin shqiptaro-shqiptar në Kosharen

Legjendare , që gjatë luftës çlirimtare e thyen komandantët me

ushtarët -luanë UÇK-së, e vendosën përsëri qarqet reaksionare të

Evropës , në bashkëpunim me politikanët syleshë të Prishtinës dhe të

Tiranës.

-Kufiri, që dikur nuk shihej -as në ëndrra nga të parët tanë- në veri

të Mitrovicës, tani po na sinjalizon flamuri serb mbi urë!

-Edhe, për këtë vepër të ”integrimeve evropiane”, merita iu takon politikanëve të këtyre përmasave me diapazone me valë të shkurtra vizionare, mikroskopike…

-Me këtë rast, do ta pyesja Bajram mjeranin se çka ndodhi me fëmijët që u mbytën në lumin Ibër, më 2004, -pse nuk u vazhduan hetimet për kriminelët serbë?!-

Po, policët rumunë që e vranë lulen e rinisë së Kosovës Kreshnike, pse nuk arrestohen; nëse ju nuk jeni në gjendje t´i arrestoni, pse nuk i arreston Inerpoli ata xhelatë të ”demon (n ) kracisë” evropiane?

-Po, ju që jeni kaq rigorozë të arrestohet Albini, a keni kërkuar ndonjëherë

me vendosmëri, sepse, ”vendosmëria nuk po ´iu mungon ndaj

shqiptarëve) që, faktorët ndërkombëtarë ta bëjnë këtë?

-Po, ata qindra e mijëra serbë kriminelë që sot shëtitën të lirë nëpër Serbi

dhe në Kosovë, a keni marrë mundimin t´i arrestoni dhe t´i dënoni, o i nderuari, kryepolic?

-Krejt në përfundim do të thosha; kujdes, z. Xhepi”!

-Nuk do të dëshiroja kurrë që të përfundosh sipas logjikës anti-njerëzore, të biesh në humnerat e krimeve dhe të turpeve si paraardhësi juaj, -ish-mjeku, S. Berisha, i cili e kalli me zjarr dhe pjesërisht e mbyti me ujë Shqipërinë, që nga Shkodra gjer në Vlorë!

-Nuk do të dëshiroja kurrë të përfundosh sipas logjikës anti-njerëzore, e të biesh në humnerat e krimeve dhe të turpeve si ish- mjeku serb, Kraxhiqi, që e vrau dhe e dogji Bosnjën, liridashëse!

Nuk do të dëshiroja kurrë që të përfundosh sipas logjikës anti-njerëzore e të biesh në humnerat e krimeve dhe të turpeve si Karmanlisi, i cili e dogji dhe po e vret përditë Greqinë.

Kujdes! Sepse, pastaj të pret gjyqi i popullit të cilit i ke shërbyer dikur me shumë guxim dhe sakrifica!

Kujtoj, këtu faktin që kur disa nga mjekët ”kosovarë” iknin drejt Bllacës, Morinës e gjetiu, kah sytë këmbët përtej kufijve të përgjakur të Kosovës dhe të trojeve të tjera shqiptare, Ty , i ke lidhë plagët e vëllezërve dhe të motrave tona që luftonin maleve të lirisë.

…Prandaj, pikërisht për këto merita dje- nuk do ta dëshiroja fundin e keq- sot as nesër.

Suedi, 5 Maj 2010