VAZHDON APART´HEIDI NDAJ SHQIPTARËVE NË MAQEDONI, PJESËMARRËS SI KURDOHERË EDHE SHQIPFOLËSIT!!

Xhemil Zeqiri-Fadil Shyti

Tani, kohëve të fundit politika maqedonase ka marrë përmasa tejet të forta anti-shqiptare. Kjo, ofensivë e pandalshme tanimë po kuptohet fort qartë, përditë e më tepër jo vetëm nga analistët politikë përparimtarë -të brendshëm dhe të jashtëm, por dhe nga të gjithë njerëzit përparimtarë e besa edhe jo shumë përparimtarë; që janë mësuar herë-herë që, kur ua duan interesat e tyre të dalin në skenë të historisë së ”rezistencës kombëtare”, bile, -jo gjetiu, por, gjithnjë në ballë të kombit- kinse, si baballarët e tij, shumë të përvuajtur.

Sulmet e Maqedonisë kundër shqiptarëve:

-Ende nuk ka kaluar një vit që, opinioni i brendshëm dhe i jashtëm e kuptoi se Akademia e Shkencave të Maqedonisë e nxori një Enciklopedi që tentoi ta fshijë nga harta vendin e origjinës së vërtetë të shqiptarëve autoktonë në trojet e veta, duke i quajtur padrejtësisht ata “ardhacakë” nga viset e Shqipërisë administrative si rrjedhim i fitoreve të luftërave të otomanëve; pra, i konsideroi dyndje shqiptare…

-Pasi , disi u qetësuan gjakrat dhe “u tërhoqën” nga sulmi i parë, shovinistët maqedonas u vërsulën me po atë eufori “kulturore” vendosën që, nxënësit shqiptarë, që nga klasa e parë të detyrohen të mësojnë gjuhën maqedone. Poashtu, Ministria e Kulturës dhe e Arsimit u ndeshën në mospajtimin e shqiptarëve, përsëri “u tërhoqën” por, nuk harruan të sulmojnë përsëri…

-Sulmi tjetër flagrant u bë, kur ardhacakët sllavë e projektuan ndërtimin e Shkupit 2014-të, me të cilin; do të vinte “e vërteta” në vend -sipas logjikës së tyre okupuese, se Shkupi paska qenë, është dhe do të jetë, tërësisht me brendi dhe pamje maqedonase, me ngjyrosje të pështirë fetare –kinse, Shkupi qenka bastion i ortodoksizmit sllavë “i kulturuar”, ndërsa, shqiptarët kinse, ishin, janë dhe do të jenë “ të pakulturuarit” e Ballkanit; -e, të trajtohen ( të paraqiten) vetëm si “halldupët” e Turqisë të zbritur në troje të huaja…

-Duke i parë të gjitha këto sulme të cilat në këtë shkrim nuk është e mundur të përshkruhen të gjitha; kujtojmë, të mjaftohemi me pyetjen: sa dhe si po qëndrojnë përballë këtij apart´heidi; partitë e ashtuquajtura shqiptare?!

-Sipas koalicionit të BDI-së, së Ali Ahmetit, problemi më i madh nuk qenka lufta ndaj këtij apart´heidi, por qenka zgjidhja e emrit të Maqedonisë, gjithnjë sipas “ndrikullave” sllave, pra si të duan ato ta pagëzojnë Maqedoninë -këtë krijesë artificiale titiste… habitë fakti që, Ali Ahmeti, merr nismën “e mbarë” që t´i kërkojë presidentit të Shqipërisë, Bamirit që, si burrë “me peshë” në politikën ballkanike të lobojë apo më mirë të thuhet: të zezojë; që, Greqia t´ia njeh e Maqedonisë, emrin sipas orekseve maqedonase!!!…

Harrohet të theksohet këtu, nga politikanët “tanë të ndritur”, lidhur me këtë çështje se, shqiptarët nuk paskan të drejtën as të deklarohen, as të qesin kushte, pra, të përcaktohen për dëshirën e tyre, për emrin e shtetit në të cilin tani e përbëjnë hiç më pak komb i dytë për nga shumë faktorë, si popullsia, territori etj…

-Ndërsa, një zyrtare me “famë”, Teuta Arifi, do të deklaronte para medieve se: “Nëse Maqedonia dhe Greqia nuk do të bien dakord për emrin, -ne, do ta prishim koalicionin qeveritar”.

-Pra, përpjekjet e “hallemëdhenjve” shqipfolës janë që, Maqedonia ta zgjidhë këtë nyje dhe të pranohet në radhët e institucioneve të BE-së. E, jo të brengosen e të angazhohen që, në raportet me ndërkombëtarët –të jemi faktorë me peshë; që çështja shqiptare të zgjidhet drejt! -Kjo, dëshmohet dhe për të satën herë servilizmin sançopanqjan ndaj “kalorësit” të tij famoz, Don Kishotit “maqedonas”.

-Po në këtë parti, si krerë i lartë i saj, si tifoz i zjarrtë në këtë lojë të turpit, merr turr “lakuriqi i natës”, Abdylhalim Kasami, një ish-zëdhënës i UÇK-re, në Danimarkë, i cili u kthye pas luftës dhe mori disa poste postin kryesore si organizimin kadrovik, ekonomik dhe politik në BDI-në e Ali Ahmetit.

-Pa harruar të theksojmë se, ”ky veprimtar i devotshëm dhe trim i pasluftës” pati ambicie që, të merrte drejtimin e Ministrisë së Komunikacionit.

-Atëbotë, unë, Xhemil Zeqiri – si veprimtar politik në Danimarkë, gjegjësisht në Kopenhagë më dat. 23. 05. 2001, i pata shkruar një reagim të hapur, Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-re, se, kush ishte para luftës dhe gjatë luftës, ky, A. Kasami.

-Mirëpo, Shtabi Përgjithshëm të UÇK-re, nuk e mori parasysh reagimin tim; kjo, mund të dukej si lëshim, në atë gjendje lufte; apo, për më keq si ironi- -por e vërteta tani, doli sheshit, se; kjo paska qenë jo e rastësi por e qëllimshme, -sepse, Shtabi, pas luftës u zhyt fund e krye në tradhti!

– Idealet e luftës çlirimtare u nëpërkëmbën dhe as për së afërmi shqiptarët nuk i arritën objektivat e tyre, përse luftuan.

-Pikërisht, për këto njohuri që kishin atdhetarët, -për anti-kombëtarizmin e turkofilizmin e A. Kasamit,; apo për faktin që, ky atëbotë –(thuhej) -se e shiti një ndeshje futbolli të “Shkëndijës” shqiptare, në favor të ekipit “Gjorgje Petrovit”, që Maqedonia të mos përfaqësohej në turneun botëror me një ekip shqiptar, por me një ekip maqedonas. “Shkëndija”, ishte përpara me rezultat 2-1 dhe vetëm në dhjetë minutat e fundit me ndërhyrjen e A. Kasamit, e humbi lojën me rezultatin 4-2 në favor të “Gjorgje Petreovit” , nga shumë tifozë të “Shkëndijës” thuhet se, ky përfaqësues politik i BDI-së, i ka marrë 300 mijë euro për atë “nderë” që, në finalen evropiane të shkonte një përfaqësuese, ekip maqedonase e jo shqiptare .

-Por, jo vetëm kaq; kupa si duket prej kaq shumë aferave korruptive dhe lakmive për pushtet etj.

-Duke qenë i ngatërruar në shumë afera të pista si: tradhti kombëtare, i zhytur kokë e këmbë në UDB-n, serbo-sllave, si koordinator politik, ekonomik dhe kadrovik, e pastaj në BDI-n e Aliut, ka bërë korrupsion të madh, mesiguri ky rast do ishte shumë interesant dhe tejet i qëlluar të merrej në prokurori, sepse, natyrisht që, ka përgjegjësi të madhe edhe për tragjedinë e katundarëve të pafajshëm të Brodecit që, nëpërmjet një mekaniku i quajtur, Njazi Nuredini nga katundi Pollaticë i përçau ushtarët, ndërsa, A.Kasami, është përgjegjës për shumë gjëra, që, për fat të keq; tani po shpërblehet nga partia e tij që po e drejton.

-E ritheksojmë faktin që, fatkeqësisht ne shqiptarët ende nuk kemi arritur të kemi një gjyqësi me prokurori të pavarur, prandaj dhe nuk ka përgjegjësi, akuzash për elementë të tillë anti-kombëtarë.

-Ky mashtrues ende po mbanë peng të bëra të këqija të njohura dhe të panjohura, dhe për më keq; ende shumë njerëz kanë me hamendje për të; ata, ende nuk i kuptojnë veprat e tij anti-kombëtare dhe anti–njerëzore.

-Shkurt e shqip ky matrapaz i pangopur ka përgjegjësi për një shumë marramendëse që i ka grabitur nga fondi i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Për të gjitha këto punë të pista, këtij, “trimi” iu bë një atentat në shtëpinë e tij. Mirëpo, për faktin që kjo ende nuk u verifikua nga “drejtësia maqedonase”, nuk duam të pretendojmë se, nga i pati ardhur sulmi.

Mirëpo, këtu duam të theksojmë se, A. Kasapi si pehlivan i regjur politik, me ndihmën e miqve sllavë e fitoi përsëri “davanë”, duke e marrë në dorë, ambasadën maqedonase në Kopenhagë, e bëri dhëndrin e tij, Adem Asafin ambasador; -shih për këtë, ceremonia e fillimit të punës së këtij “dylberi” u bë në një sallë- si xhami , kur “imami “ i katundit të Kopenhagës, Hafiz Abdyrrahim Kurtishi ende pa u bë falja e namazit ( he zoti i vraftë) -m´u në ditën e bajramit, e prezantoi, ambasadorin, sllavë.

-Pastaj, për një kohë të gjatë përafërsisht, pesë vjet këtë “atdhetar të rrezikuar”, nga armiqtë maqedonas e ndoqën nga BDI-ja. Pas kësaj mungese “për arsye shëndetësore”, A. Kasami, zgjidhet përsëri anëtar i KP të BDI-së, bile, pa dëshirën e Ali Ahmetit; madje, duke pretenduar të merrte, “për merita të larta” postin e Sekretarit të Përgjithshëm të këtij sekti të prapë, politikë. Hyri përsëri në këtë parti për faktin se, më së miri aty e gjen veten me të gjitha prapësitë e tij që i bëri dhe po i bën kundër lëvizjes çlirimtare shqiptare. Nga kjo akuzë jona, natyrisht që, lexuesit duan fakte dhe shpresojmë se nuk do t´u mbetemi borxh për këto, as atyre as “politikanit” titist A.Kasami.

Vijon

Danimarkë-Suedi, 1. Maj 2010