Njëri thumbit tjetri patkonit
Nga Alban Gashi-PA KOMENT
BDI distancohet nga komunikata e UÇK-së
(Menjëherë pas Komunikatës Nr. 1 të UÇK-së, ka reaguar Partia e Ahmeti. BDI fton qytetarët të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bien pre e provokimeve. Gjithashtu kjo parti, thekson se duke u bazuar në Marrëveshjen e arritur në Ohër, dhuna është e papranueshme për realizimin e qëllimeve politike).
Veliu: Nuk do të luftojmë në male, por në Shkup !!!
Kryetari i SHVL-së dhe deputeti i BDI-së, Fazli Veliu ka porosit kryeministrin Nikolla Gruevski të ndalojë provokimet ndaj shqiptarëve në të kundërtën, përgjegjësitë për përkeqësimin e situatës do t’i mbajë ai. “Provokimet e kryeministrit na detyrojnë t’i tregojmë atij se ne jemi shqiptarë s’jemi si ai, ne kemi flamur e identitet. SHVL e UÇK nuk është e ndarë, por është e bashkuar ashtu siç ishte UÇK-ja. Nëse brenda një jave nuk realizohen kërkesat tona, atëherë përgjegjësinë për plasaritjet do t’i mbajë Shkupi, i cili disa herë deri më tani diti t’i nënçmojë shqiptarët”, porositi Veliu nga Sllupçani gjatë fjalës së tij me rastin e përvjetorit të nëntë të fillimit të konfliktit të vitit 2001.
“Pushtues, ne jemi duke vepruar në Shkodër, në Ulqin, në Manastir. Ne më nuk do të dalim në male, më të fortë jemi në mes të Shkupit. Shtet i përbashkët ose të ndarë, jemi për këtë të dytën nëse na detyrojnë. Maqedonasit i kemi fituar gjithmonë me luftë”, tha Veliu fjalimi i të cilit u përcjell me shumë duartrokitje.
Në tubim foli mjeku i luftës Fatmir Hasani, i cili u bëri thirrje përfaqësuesve shqiptarë në Qeveri të rregullojnë statusin e UÇK-së. Apel të njëjtë dërgoi edhe Rabije Bicaj bashkëshortja e Lefter Bicaj- komandat Teli. Në manifestimin për nëntë vjetorin e luftës së Karadakut, prezent ishin ministra, zëvendësministra të BDI-së dhe kreu i DR-së, Imer Selmani. Mungoi kryetari i BDI-së Ali Ahmeti. Mysafir kishte nga të gjitha trevat shqiptare.
Me rastin e kësaj dite ishte organizuar një program i larmishëm kulturorë-artistik, kurse të pranishmit i argëtoi Ismet Bexheti, Selajdin Miftari dhe disa shoqëri kulturore-artistike nga Kumanova e Shkupi.
BDI distancohet nga komunikata e UÇK-së
Menjëherë pas Komunikatës Nr. 1 të UÇK-së, ka reaguar Partia e Ahmeti. BDI fton qytetarët të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bien pre e provokimeve. Gjithashtu kjo parti, thekson se duke u bazuar në Marrëveshjen e arritur në Ohër, dhuna është e papranueshme për realizimin e qëllimeve politike.
“Bashkimi Demokratik për Integrim me vëmendje është duke e ndjekur situatën e krijuar në Republikën e Maqedonisë. Kryetari z. Ali Ahmeti është në koordinim dhe komunikim intensiv me garantuesit e Marrëveshjes së Ohrit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës-, Bashkimin Evropian dhe NATO-n si dhe me institucionet shtetërore në Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës. Personat e involvuar në tregti me armë nuk kanë kurrfarë lidhje me BDI-në”, thuhet në reagimin e BDI-së.
“Perspektiva euro-atlantike e vendeve tona nuk duhet rrezikuar në asnjë moment. Ushtria Çlirimtare e Kombëtare ka një komandant legjitim. Gjithashtu nuk duhet keqpërdorur misioni i shenjtë kombëtarë i kësaj ushtrie që shqiptarëve në Maqedoni u solli të drejtat e barabarta për t’u justifikuar agjenda jopolitike. Sot në përvjetorin e betejës së Sllupçanit përkujtojmë se prijës i luftës në Maqedoni ishte dhe do të mbetet përherë Ali Ahmeti”, përfundon reagimi i BDI-së./alsat-m/