e Diele, 02 Maj 2010 09:42

Drejtori Koorporatës Elektroenergjitike shqiptare, Muharrem Stojku dhe Drejtori i Koorporatës Elektroenergjitike të Kosovës Arben Gjykaj, kanë nënshkruar dje një marrëveshje për shkëmbimin e energjisë për një vit rresht. Në bazë të marrëveshjes në fjalë, Shqipëria do të shkëmbejë me Kosovën energjinë e tepërt elektrike dhe do ta rimarrë atë gjatë stinës së verës.

 Stojku theksoi se ky shkëmbim i energjisë do të mundësojë që gjatë stinës së verës nga KESH, të mos importohet energji elektrike. Gjithashtu Stojku tha se energjia që do të eksportohet nga KESH gjatë muajit maj do të jetë 446 mln kilovat orë. Ndërsa sipas Gjykaj, kjo marrëveshje do të forcojë sistemin e energjisë në Kosovë, dhe do të mundësojë furnzimin me energji në raste emergjence.