U shënua 2 maji në Sllupçan
Në fshatin Sllupçan të komunës së Likovës është shënuar nëntëvjetori i fillimit të konfliktit të vitit 2001 apo dita e 2 majit.
Me një program artistiko- letrar si dhe me mesazhe drejtuar nga familjarët e dëshmorëve dhe invalidët e UÇK-së, mijëra të pranishëm nga trojet e ndryshme etnike kanë përkujtuar datën e fillimit të konfliktit të vitit 2001 në këtë rajon dhe daljen në skenë për herë të parë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Në këtë manifestimi “Sllupçani-Kalaja e Pamposhtur” ka qenë i pranishëm kryetari i SHVL-së së UÇK-së, Fazli Veliu, ndërsa nga krerët e partive politike ka qenë i pranishëm vetëm kryetari i DR-së, Imer Selmani.
Pas manifestimit, të pranishmit i kanë bërë homazh varrezave të dëshmorëve mbi fshatin Sllupçan.(INA)