Botohet “Kombet e Bashkuara dhe Rendi i Ri botëror” i ambasador Lisen Bashkurtit
Kombet e Bashkuara dhe Rendi i Ri botëror është libri më i ri studimor i prof.dr.Lisen Bashkurtit President i Akademisë Diplomatike Shqiptare dhe rektor i Universitetit Ndërkombëtar të Strugës. Librin e botoi Universiteti Nëdrkombëtar i Stugës dhe Akademia Diplomatike Shqiptare. Në këtë libër ndër të tjerash mund të lexoni mbi: Lidhjen e Kombeve një vështrim krahasues, për aktorët e luftës së ftohtë, diplomacia dhe lidershipi politik, autorësia e krijimit të dy organizatave anglo-amerikane, ngjashmëria dhe dallimet e tjera midis dy organizatave dhe rrethanave ndërkombëtare, dështimet e lidhjes së kombeve. Poashtu në këtë libër një kapitull i veçantë i kushtohet Historisë së krijimit të Kombeve të Bashkuara, Kartës së San Franciskos, arritjeve të Kombeve të bashkuara, dështimet e Kombeve të Bashkuara. Poashtu një rëndësi e veçantë i kushtohet në një kapitull të veçantë Rendit të Ri botëror dhe Kombeve të Bashkuara. Libri përmbyllet me kapitullin Kombet e bashkuara dhe reforma. Ky libër vjen në kohën kur studimet mbi shkencat politike dhe marërdhëniet ndërkombëtare po bëhen shumë atraktive kështu që libri më i ri i prof.dr.Lisen Bashkurtit vjen si rezultat i një studimi më shumë se njëzet vite mbi problematikat e Kombeve të Bashkuara. Përndryshe ambasadori Lisen Bashkurti ka një karrierë të gjatë diplomatike dhe ka qenë ambasador i Shqipërisë në Kombete e Bashkuara. Libri i dedikohet babait të ndjerë të prof.Bashkurtit dhe librin e shtypi shtypshkronja e njohur nga Tirana “Geer”.