SHVL "Kalaja" përkrah propozim-ligjin e Zymberit dhe Rexhepit për UÇK-në
Shoqata e Veteranëve dhe e Invalidëve të UÇK-së “KALAJA” informon opinionin se përkrah pa rezerva propozim Ligjin e propozuar nga deputeti i DR-së, Abedin Zymberi dhe deputeti i pavarur Daut Rexhepi për përkujdesje institucionale për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës së 2001, ish-ushtarë të UÇK.
“Ne, si shoqatë e dalë nga lufta e 2001-it, do të përkrahim çdo iniciativë që propozohet nga çdo subjekt politik apo individë të pavarur kur bëhet fjalë për përkujdesje të familjeve të dëshmorëve. Që këta njerëz dhe familjarë të cilët i kanë dhënë gjak luftës së 2001-it të gëzojnë të drejta humane dhe njerëzore. Edhe njëherë shoqata jonë i bënë thirrje partive politike shqiptare që ta mbështes këtë Ligj të propozuar nga deputetët Zymberi dhe Rexhepi”, thuhet në komunikatën e kësaj shoqate.Gjithashtu “KALAJA” mbështet dhe përkrah veprimin e daljes nga DR të deputetin tashmë të pavarur Besim Dogani i cili tregoj një guxim burrëror duke denoncuar politikat diktatoriale të liderëve të partive politike.
“Denoncimi që bëri Dogani tregoj se vendi po kalon kriza të forta politike si dhe servilizmin e deputetëve shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë. Shihet qartë se përfaqësuesit të votave shqiptare po keqpërdorin besimin e popullit shqiptare duke u kthyer në sahanlëpirës së pushtetit sllavomaqedonase. Deklarata e deputetit të pavarur Besim Dogani janë sinjale të qarta për krizat politike-shoqërore që ndodhen shqiptarët si pasojë e servilizmit të partisë në Qeveri BDI dhe vasalit të Nikolla Gruevskit DR”, thuhet në fund të komunikatës. (INA)