Prishtinë, 29 prill – Nëpërmjet një komunikate për media sot në mëngjes Misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX, ka sqaruar se hetimet dhe bastisjet e ditës së djeshme në Ministrinë e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit dhe në banesat private të personave nga kjo ministri, ndërlidhen me tenderët për ndërtimin e rrugëve në Kosovë, gjatë periudhës               2007 2009         2007 2009. “Nën mbikëqyrjen e Zyrës së Prokurorisë Speciale, Policia e EULEX it ka bastisur Ministrinë e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit, si dhe banesat private të personave nga kjo ministri. Kjo është pjesë e vazhdës së hetimeve që udhëhiqen nga Zyra e Prokurorit Special në Kosovë”, theksohet në komunikatë. Më tej sqarohet se “hetimet dhe bastisjet ndërlidhen me disa tenderë për ndërtimin e rrugëve në Kosovë gjatë periudhës               2007 2009         2007 2009. Bastisjet janë autorizuar paraprakisht nga gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë”. Gjithashtu në komunikatë theksohet se “prokurorët specialë të EULEX it ishin të pranishëm në vendngjarje, për të siguruar mbledhjen efektive të materialit dëshmues dhe t’u japin shpjegime të plota dhe të duhura personave të pranishëm në vendngjarje”. Komunikata në fund thekson se “në këtë fazë bastisjet janë thjesht të karakterit hetues, dhe materiali i cili është duke u mbledhur do të analizohet me kujdes nga policia dhe PSRK ja”.