Ndërkombëtarët urgjentisht takohen me Thaçin
Prishtinë, 28 prill – Pas bastisjes së policisë së EULEX-it në Ministrinë e Transportit dhe prona të familjes së kreut të kësaj ministrie, Fatmir Limaj, në ndërtesën e Qeverisë kanë shkuar përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare të pranishëm në Kosovë. Ata ende janë në takim me kryeministrin Hashim Thaçi. Në takim po merr pjesë edhe vetë ministri Limaj. Në ndërtesën e Qeverisë janë parë shefi i EULEX-it Yves de Kermabon, shefi i ICO Piter Feith dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell. Policia e EULEX-it ka bastisur sot në qendër të Prishtinës banesën në të cilën jeton vëllai i ministrit të Transportit, Florim Limaj. Forca të shumta të njësive speciale të Policisë së EULEX-it për rreth një orë kanë bllokuar kompleksin e banesave tek kinemaja ABC, ku jeton familja Limaj. Pretekst i bastisjes është dyshimi se ministri Limaj është i përfshirë në afera korruptive me rastin e disa aktiviteteve të prokurimit. Janë bastisur edhe tri kompani përfituese të tenderëve të kësaj ministrie. Një ditë më parë për arrestime të niveleve të larta dhe për shkarkime të reja nga institucionet e Kosovës ka paralajmëruar shefi i ICO-së, Pieter Feith, gjatë një ligjërate në Universitetin Amerikan. |
Prishtinë, 28 prill – Pas bastisjes së policisë së EULEX-it në Ministrinë e Transportit dhe prona të familjes së kreut të kësaj ministrie, Fatmir Limaj, në ndërtesën e Qeverisë kanë shkuar përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare të pranishëm në Kosovë. Ata ende janë në takim me kryeministrin Hashim Thaçi. Në takim po merr pjesë edhe vetë ministri Limaj. Në ndërtesën e Qeverisë janë parë shefi i EULEX-it Yves de Kermabon, shefi i ICO Piter Feith dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell. Policia e EULEX-it ka bastisur sot në qendër të Prishtinës banesën në të cilën jeton vëllai i ministrit të Transportit, Florim Limaj. Forca të shumta të njësive speciale të Policisë së EULEX-it për rreth një orë kanë bllokuar kompleksin e banesave tek kinemaja ABC, ku jeton familja Limaj. Pretekst i bastisjes është dyshimi se ministri Limaj është i përfshirë në afera korruptive me rastin e disa aktiviteteve të prokurimit. Janë bastisur edhe tri kompani përfituese të tenderëve të kësaj ministrie. Një ditë më parë për arrestime të niveleve të larta dhe për shkarkime të reja nga institucionet e Kosovës ka paralajmëruar shefi i ICO-së, Pieter Feith, gjatë një ligjërate në Universitetin Amerikan.