Lëvizja për Bashkim reagon ashpër kundër intervenimit të Policisë së Kosovës në rastin e varrimit të veprimtarit Ali Aliu.

Intervenimi i padëgjuar e i paparë ndonjëherë i policisë në rast të varrimit, e sidomos me rastin e varrimit të një veprimtari të shquar të çështjes kombëtare siç ishte Ali Aliu, është për çdo gjykim.

Intervenimi i policisë bëhet edhe më i gjykueshëm kur kihet parasysh se përleshja e Policisë së Kosovës, qoftë me aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje!, qoftë me qytetarët e rastit pjesëmarrës në varrim, ishte e parashikueshme!

Duke i shqyrtuar dhe analizuar të gjitha rrethanat dhe pasojat e kësaj ngjarjeje, Lëvizja për Bashkim mendon se intervenimi i policisë ose ka prapavijë të caktuar politike, ose është një mungesë e madhe profesionalizmi.

Prandaj Lëvizja për Bashkim kërkon nga e Qeveria e Kosovës të merren masa urgjente ndaj atyre që e kanë dhënë urdhrin e intervenimit.

Prishtinë, 26.4.2010 LËVIZJA PËR BASHKIM