Ligji për UÇK-në jo për marketing politik
Deputetët Abedin Zymberi dhe Daut Rexhepi-Leka kanë theksuar se në rast se BDI-së nuk e mbështet Propozim-ligjin e tyre, atëherë ata do të grumbullojnë 10 mijë nënshkrime për të iniciuar zgjidhjen e statusit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
Deputetët, Daut Rexhepi- Leka dhe Abedin Zymberi ka reaguar kundër deputetes së BDI-së, Ermira Mehmeti, e cila ditë më parë deklaroi se Propozim-Ligji i tyre për rregullimin e statusit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së është bërë vetëm për pikë politike. “Propozimin e kemi dhënë si dy eprorë lufte dhe jo si parti politike. Deri kur do të bëni mëkate , mjerë popullin kush e përfaqëson. Pyes Ermirën në cilën luftë ka marrë pjesë dhe çfarë ka bërë ajo. Sër pari e njoftojmë mësuesen e foshnjores së ne burojmë nga një familje të dëshmorëve dhe propozimi ka dalë nga ne si pjesëmarrës lufte, si eprorë të fronit dhe jo nga ata të Marrëveshjeve të Prizrenit”, kanë theksuar dy deputetët, Zymberi dhe Rexhepi. Dy deputetët kanë shtuar se në rast se BDI-së nuk e mbështet Propozim-ligjin e tyre, atëherë ata do të grumbullojnë 10 mijë nënshkrime për të iniciuar zgjidhjen e statusit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Ata kanë shtuar se deklarata e Ermira Mehmetit nuk shprehë qëndrimin e BDI-së dhe aq më pak të ish-pjesëtarëve të UÇK-së që janë pjesë e kësaj partie. Zymberi dhe Rexhepi kanë kërkuar nga deputetja e BDI-së që të kërkojnë falje publike për ofendimin e bërë ndaj tyre.