FRONTI DEMOKRATIK PËR BASHKIM KOMBËTAR
KRYESIA QËNDRORE

Nr. 010 Prot.
Tiranë, 25 prill 2010

PËR NJOFTIM DHE INFORMIM

· Strukturave të FDBK
· Opinionit mbarëkombëtar

Në datën 24 prill 2010, në hotel “Romana” në Durrës, zhvilloi mbledhjen e saj të radhës Kryesia Qëndrore e Frontit Demokratik për Bashkim Kombëtar, nën drejtimin e kryetarit të këtij organizimi, z. Gafurr Adili. Në shqyrtimin e situatës politike në hapësirën shqiptare, raporteve të kryetarëve të degëve dhe trajtimit të cështjeve organizative e statuore u arrit në këto përfundime:

1. Kryesia Qëndrore e Frontit për Bashkim Kombëtar përshëndet atdhetarisht formimin e degëve të reja në Itali me kryetar z. Mentor Mazreku dhe në Austri me kryetar z. Medih Sinani.

2. Mbështetur në kërkesat e Programit të FDBK dhe aspiratës shekullore drejt Bashkimit Kombëtar, stukturat e zgjedhura të organizimit tonë mbarëkombëtar t’u përgjigjen më mirë dëshirave dhe kërkesave të antarëve dhe simpatizantëve kudo që janë.

3. Antarët, simpatizantët dhe grupet e interesuara mbi veprimtaritë në zhvillimin e cështjes kombëtare të kenë informacion të vazhdueshëm mbi veprimtarinë konkrete të Frontit Demokratik për Bashkim Kombëtar

4. U theksua që prononcimi në media dhe shtypin e lirë të bëhet në mënyrë zyrtare nga njerëz të ngarkuar nga Kryesia Qëndrore e FDBK, duke përcjellë materialet në faqen zyrtare www.fdbk.eu si dhe në rrugët e tjera të informimit.

5. Të botohet dhe futet që qarkullim revista “Zëri i Kombit”, e cila do të shprehë zbërthimin e ideve të Programit të FDBK dhe opinionet e antarëve dhe simpatizantëve të FDBK

6. U theksua që të vazhdojë si deri më tani, rruga për bashkëveprim më të gjerë me organizimet e tjera ardhetare që punojnë në interes të cështjes kombëtare, për të gjetur rrugët e integrimit të veprimtarive të karakterit mbarëkombëtar.

7. Fronti Demokratik për Bashkim Kombëtar është dhe do të jetë i hapur për të gjithë ata që punojnë sinqerisht dhe aspirojnë për Bashkimin Kombëtar.

8. Në mbledhjen e kryesisë u theksua: Ndaj qëndrimeve dhe përpjekjeve antikombëtare të shfaqura vecamas në mjediset shqiptare ndaj figurave të kombit tonë, Fronti Demokratik për Bashkim Kombëtar do të mbajë qëndrimet përkatëse në mbrojtje të tyre me të gjitha mjetete dhe rrugët. Për këtë do të kërkohet ndihma dhe bashkëpunimi i të gjithë intelektualëve atdhetare brenda dhe jashtë strukturave të FDBK.

9. U theksua nevoja e domosdoshmërisë së një pune më të kujdesëshme me dokumentacionin e FDBK ne stabilizimin gradual të identitetit të antarësissë së gjerë.

10. Në përfundim u miratuan disa detyra me afate, në zbatim të të cilave do të jenë të gjitha strukturat e FDBK, nga qendra në bazë.

Për Kryesinë Qëndrore të FDBK
Sekretar i Përgjithshëm
Dr. Sulejman Abazi (NESHAJ)