OJQ ‘Illiricum Libertas’, thirrje për protestën e 10 majit
Protesta e paralajmëruar për më 10 maj në Shkup nga Këshilli i organizatave joqeveritare shqiptare, nën moton “Për drejtësi”, do të mbështetet edhe nga OJQ ‘Ilyricum Libertas’. Kryetari i kësaj organizate, Valon Kurtishi tha se iu dërgon ftesë të gjithë qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë që më datë 10 maj të dalin në protestë, dhe të ngrenë zërin ndaj padrejtësive që po u bëhen shqiptarëve.
Kujtojmë se protesta e paralajmëruar për më 10 maj është kundërshtuar nga BDI-ja, e cila vlerësoi se bëhet fjalë për eksponentë partiakë që do të protestojnë ekskluzivisht kundër BDI-së’. Protesta e paralajmëruar ka gjetur mbështetje nga Demokracia e Re dhe partitë më të vogla shqiptare, BDK dhe BDSH.
‘Është e vërtetë, kemi një interesim të madh për t`iu bashkangjitur kësaj proteste, ne jemi në kontakt me një numër të madh të organizatave joqeveritare si këtu në vend në IRJ të Maqedonisë po ashtu edhe nga Tirana dhe Prishtina. Tani shfrytëzoj rastin që t`iu bëj apel publik të gjithë qytetarëve të këtij vendi me përkatësi etnike shqiptare personaliteteve publike OJQ-ve që më 10 maj në mënyrë sa më masive ti bashkohen kësaj proteste kundër diskriminimit të gjykatave ndaj elementit shqiptarë këtu në vend’, deklaroi Valon Kurtishi, nga OJQ Illiricum Libertas.
Valmir Kuçi