Sipas një ankete të realizuar nga Instituti për Demokraci “Societas Civils”, 65 për qind e qytetarëve të Maqedonisë vlerësojnë se Maqedonia nuk duhet ta ndryshojnë emrin kushtetues, si kusht për hyrje në NATO.

Nga të anketuarit të cilët negativisht janë deklaruar për ndryshimin e emrit si kusht për hyrje në NATO, 84 për qind janë maqedonas, 7.1 shqiptar dhe 8.9 nga komunitetet tjera në vend.

Në pyetjen se si do të votonin nëse javën e ardhshme mbahet referendum për hyrjen e Maqedonisë në NATO, pozitivisht janë përgjigjur 80.2 për qind e të anketuarve, ndërsa 10.8 për qind janë përgjigjur negativisht.

Numri më i madh i të anketuarve pozitivisht e kanë vlerësuar edhe punën e Ministrisë së Mbrojtjes dhe rolin e Ushtrisë së Maqedonisë në misionet paqeruajtëse.

Anketa është realizuar me kërkesë të Ministrisë së Mbrojtjes, në periudhën nga 2 deri më 10 prill. /INA/