Largohen tarnsmetuesit e telefonisë së Serbisë në Kosovë?

Autoritetet në Prishtinë në mëngjesin e sotëm kanë filluar mënjanimin e transmetuesit ilegal të telefonisë mobile të Serbisë në pjesën qendrore të Kosovës

Udhëheqësi i Autoritetit Regullativ të Telekomunikacionit në Kosovë Ekrem Rexha nëpërmjet një komunikate për shtyp ka konfirmuar se kanë mënjanuar 14 stacione bazë të transmetuesve të telefonisë mobile serbe në nivel të Kosovës. Sipas tij, aksioni do të vazhdojë. Në rast se rivendosen këto stacione përfaqësuesit kanë paralajmëruar mënjanim të serishëm pasi ato janë ilegale. Sipas njoftimeve nga mediat serbe deri më tash janë mënjanuar transmetuesit`Telenor` dhe `Vip` ART nëpërmjet mediave ka kohë që ka paralajmëruar se transmetuesit ilegalë do të largohen. Ndryshe këtë veprim përfaqësues të telefonisë mobile legale në Kosovë e kanë përshëndetur. Ata kanë theksuar se qytetarët nuk duhet të shqetësohen për këto mënjanime pasi në tërë Kosovën ka qasje dhe pika shitëse të operatorëve legalë.