Lidhja shqiptare e Prizrenit, pasuri e shenjtë për shqiptarët
Jeton Ameti
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, për largimin e stemës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, nga Kuvendi Komunal të këtij qyteti heroik tregon në mënyrë të qartë se faktori ndërkombëtarë dhe pakoja e Ahtisarit nuk përfillin fare vullnetin dërmues të shqiptarëve të Kosovës,dhe në përgjithësi të mbarë popullit shqiptarë që jeton dhe vepron në hapësirat ballkanike, i ndarë në mënyrë të padrejtë politikisht dhe i robëruar nga fqinjët shovinist sllavo-helen.
Kjo Kushtetutë antishqiptare që konsiderohet si akt më i lartë i vendit nëpër periudha të ndryshme kohore arrin të shuajë çdo gjë shqiptare në Kosovë, duke mos njohur simbolet kombëtare, festat kombëtare, kulturën shqiptare dhe vlerat e përgjithshme të popullit shqiptar.
Ky vendim antishqiptarë dhe antidemokratik injoron në mënyrë të thellë historinë e lavdishme të shqiptarëve, ku jehona e popullit shqiptarë në arenën ndërkombëtare u bë e njohur me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit që u themelua më 10 qershor të vitit 1878.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit lindi nga vrulli i shtresës së popullit shqiptarë për të ruajtur çdo gjë shqiptare nga armiku dhe për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut nga grabitqarët ballkanikë, të cilët kishin programe për të asimiluar në përgjithësi popullin shqiptarë. Jehonën atdhetare të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e ngritën fuqishëm në arenën ndërkombëtare figurat e pavdekshme të popullit shqiptarë si Abdyl Frashëri, Pashko Vasa, Iljaz pashë Dibra, Ymer Prizreni, Sulejman Vokshi, të cilët punuan dhe vepruan deri në frymën e fundit për të ruajtur nderin e atdheut.
Shqiptarët dhe politika shqiptare në Tiranë, Prishtinë dhe në Shkup nuk duhet të heshtin, ndaj këtij vendimi huligan të Kushtetutës së Ahtisarit dhe planit gjashtë pikësh të Ban Ki Munit, që po realizohet në mënyrë të fshehur në hapësirën shqiptare të Kosovës dhe marrin vendime antishqiptare për të larguar stemën e Lidhjes së Prizrenit nga Kuvendi Komunal dhe për të realizuar kërkesat minoritare (serbe dhe ato turko-boshnjake) të cilët minoritete në mënyrë të padrejtë mbështeten edhe nga faktori ndërkombëtarë në të gjitha mënyrat,si në decentralizimin territorial dhe në shtynin e kompetencave juridike dhe politike.
Pavarësia e Shqipërisë Etnike më 28 nëntor të vitit 1912 dhe Pavarësia e trungut të Shqipërisë Etnike e Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008 këto dy shtete të cilët janë një komb etnik themelet historike, shtetërore dhe politike i kanë të vendosura prej te periudha e lavdishme e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe të programit të saj.
Ky realitet historik e mbarëkombëtar duhet të jetë e qartë ndaj minoritarëve të ndryshëm që jetojnë në hapësirat shqiptare dhe ndaj faktorit ndërkombëtar.