DR do të kundërvihet nëse nuk plotësohen kërkesat për ‘Badinterin’
| DR do të kundërvihet nëse nuk plotësohen kërkesat për ‘Badinterin’ |
Shkup, 22 Prill – Demokracia e Re ka tërhequr vërejtjen se nëse pala maqedone nuk do të pranojë kërkesat për përdorimin e Kriterit të Badinterit për përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, atéheré ajo do té refuzojé kérkesat e palés maqedonase.
Aktualisht katër parti të vendit, VMRO-DPMNE, LSDM, DR dhe BDI janë duke mbajtur konsultime në nivel ekspertësh për ndryshimet eventuale kushtetuese, me këto dy të fundit të kenë kërkuar përdorimin e Kriterit të Badinterit në punën e Gjykatës Kushtetuese dhe adoptimin e buxhetit tê vendit. Arjanit Hoxha i tha Zhurnal-it se “Demokracia e Re do te kërkojë me cdo kusht te pranohen kërkesat tona për ndryshime kushtetuese” duke shtuar se “në rast se këto kërkesa nuk pranohen atëherë ne nuk do të përkrahim propozimet e partive maqedonase.” Paralajmërime të tilla pat bërë më herët edhe BDI-ja. Një takim tjetër i grupit të ekspertëve është paraparë për javën e ardhshme. Ndërkohë këto bisedime tashmë kanë tërhequr edhe vëmendjen e Bashkimit Evropian. Burime të vendeve të BE-së, në Bruksel, patën thënë dje për Zhurnal se tashmë këto bisedime janë duke u përcjellur edhe nga institucionet e bllokut evropian. Ndërkohë pos frontit ndër-partiak , pakënaqësitë lidhur me pozitën e shqiptarëve në Maqedoni tash kanë përfshirë dhe kanë aktivizuar edhe organizatat jo-qeveritare shqiptare, të cilat po përgatiten për një protestë masive në Shkup në fillim të muajit të ardhshëm. DR dhe BDI që të dyja janë deklaruar në përkrahje të këtyre protestave. / Zhurnal / |
Shkup, 22 Prill – Demokracia e Re ka tërhequr vërejtjen se nëse pala maqedone nuk do të pranojë kërkesat për përdorimin e Kriterit të Badinterit për përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, atéheré ajo do té refuzojé kérkesat e palés maqedonase.