Përkrahje protestës së 10 Majit
Të vetëdijshëm për domosdoshmërinë e bashkërenditjes së veprimtarive për të sensibilizuar institucionet ndërkombëtare lidhur me tërësinë e politikës antishqiptare që udhëhiqet në Maqedoni, Bashkimi Demokratik Shqiptar mbështet protestën e organizuar të 10 Majit nga Këshilli i Organizatave Shqiptare dhe fton anëtarët dhe simpatizantët e vetë, pa marrë parasysh dallimet eventuale, që të marrin pjesë në protestë.
Bashkimi Demokratik Shqiptar apelon tek pjesëmarrësit e protestës që pakënaqësinë e vet nga diskriminimi racial që aplikohet ndaj shqiptarëve në Maqedoni ta shprehin si shqiptarë duke anashkaluar përkatësinë dhe simbolet partiake.
Bashkimi Demokratik Shqiptar fton partitë politike shqiptare të lënë inatet reciproke dhe së bashku të gjejnë rrugëdalje nga situata e vështirë në të cilën gjendemi si shqiptarë.
Bashkimi Demokratik Shqiptar vlerëson se është moment i fundit që institucionet ndërkombëtare dhe autoritetet me peshë të ushtrojnë ndikimin e vet me qëllim të evitimit të eskalimit të mëtutjeshëm të situatës.
Bashkimi Demokratik Shqiptar
22 Prill 2010
Tetovë