PDSH promovoi broshurën “100 dështimet e BDI-së”
Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka promovuar një broshurë me titull “100 dështimet e BDI-së”. “Janë 100 dështime shumë të mëdha, të vogla ka me mijëra. Simbolika e numri 100 është sepse është program i VMRO-DPMNE-së, ‘Rilindja’ që dmth se është efektiv ndërsa forca politike shqiptare nuk ka qenë efektive që ta pengojë këtë program në esencë mbi 90% antishqiptarë. Në brendësi të kësaj broshure janë disa krahasime, i pari qeverisja e PDSH-së në periudhën 2006-2008 me qeverisjen e BDI-së, 2008-2010. Është program i BDI-së i prezantuar gjatë fushatës në vitin 2008 dhe më pastaj janë të renditura 100 gabime”, tha lideri i PDSH-së Menduh Thaçi. Kreu I PDSH-së, edhe një herë i ka fajësuar liderin e BDI-së Ali Ahmeti për gjendjen aktuale të shqiptarëve në Maqedoni. “Vazhdojë me shumë këmbëngulje të them se zgjidhja e këtij problemi siç është degradimi dhe diskriminimi i shqiptarëve do të bëhet atë ditë kur vetë Ali Ahmeti do të largohet prej politikës, do të largohet prej Maqedonisë dhe të kthehet prej atje ku ka ardhur”, tha Thaçi.