Dy fjalë miradije
Fatmir Saliu – ushtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare
(shkas: shkrimi i botuar në gazetën “24 Orë” me titull “Skandalet e Nazmi Beqirit mbi vlerat e UÇK-së” me autorësi të Bejadin Demirit).
Me interes të veçantë dhe me një shpresë se ky shkrim i juaji do të jep “dritë në tunelin” në të cilin na paska futur ky Nazmi Beqiri që po thua ti se e paska përvetësuar UÇK-në, dhe qenka vetëshpallur njeriu i parë i saj.
Me keqardhje të madhe po e pranoj këtë informacion që për herë të parë po del në dritë nga ana e juaj që Nazmi Beqiri paska marrë urdhëra nga ju dhe ua paska “vjedhur meritat”.
Për të dhënë urdhëra duhet të jesh dikush. Ti këtu po na paraqitësh si ish anëtar i SHP UÇK-së. Me që nuk e paskemi ditur deri më tani, allahile tregona se cila ka qenë detyra e juaj aty, që ta mësojmë edhe ne, për të mos na manipuluar më kush të mundet.
Më vjen mirë që për herë të parë opinioni u njoftua me një ndodhi që po e përmend ti. Kam qenë prezent në atë ndodhi në Likovë, ngase edhe unë kam qenë pjesë e asaj ekspedite që zbriti nga malet e Karadakut e që mbetën në mes të Likovës. Me sa më mbanë memoria aty kemi qenë më pak se tetëdhjetë ushtarë të cilëve na ka prirë Maliç Ndrecaj, Tigri dhe Sokoli. Aty e takova edhe Ilirin të cilin e njoha për herë të parë, edhe pse sëbashku kishim zbritur nga malësia. Po më vjen çudi që në atë mes nuk më kujtohet as një person me këtë emër me të cilin paraqiteni ju. Mos vallë keni pasur ndonjë nofkë? Ju lutëm tregomëni për të ma qetësuar shpirtin, me kë rrinit ju në ato momente? Iliri, për të cilin më vonë mësova se ishte Nazmi Beqiri shoqëroheshte me Tigrin. Por, për fat të mirë apo të keq, këtë do ta dëshmojë koha, mua më kujtohen edhe diçka tjetër. Pas gjysmë ore qëndrimi aty në mes të fshatit, për derisa Tigri kërkonte zgjidhjen dhe pyeste se si t’ia bëjmë hallit, Iliri e thirri një ushtar që duhej të kishte qenë nga Likova (ngase në mesin tonë, pos të tjerëve, kishte ushtarë nga katundet tona por edhe nga Kumanova), për ta dërguar që ta thirr dikë të cilin nuk e njihnim e as që ia dëgjuam emrin, e më mbeti “zhig” që as sot e kësaj dite nuk e mësova se kush ishte ai. Ajo që më kujtohet është se Iliri e urdhëroi ushtarin e përmendur që “personin enigmë” ta zgjojë edhe nga gjumi, po të jetë nevoja të futet edhe në dhomën e tij, i cili pas pakë para nesh u paraqit në pizhame, i mori ushtarët dhe i pozicionoi nëpër shtëpitë e Likovës, ndër të cilët edhe mua me dhjet të tjerë. Do të më zgjidheshte dilema nëse ti më tregon se kush është ky njeri dhe ushtari që e thirri atë, ngase në bisedën që e kisha me Nazmiun shumë më vonë nuk më tregoi. Ai më tha se këto punë do të mësohen kur të hapen arkivat e UÇK-së.
Po më vjen çudi edhe për një gjë. Me që unë si ushtar, shumë shpesh kam qëndruar pranë Komandës edhe ate në shtëpinë e Ragmi Osmanit, që po thua ti ngase ne ushtarët e quanim shtab. Dhe kur Brigadën tonë e vizitoi një delegacion nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së të cilin e përbënin: Ali Ahmeti, Gëzim Ostreni, Nazmi Beqiri dhe Fatmir Dehari. Ku ishe ti të lutëm në ato momente na sqaro. Mos vallë të kishin lënë për të udhëhequr nga Shipkovica.
Në rast se nuk na i tregon këto gjëra, ne do t’i konsiderojmë si “top sekret”, së paku na trego se kur ia dha ato detyra qe i përmend në letrën e hapur, para se ta njihje Ilirin apo pasi e njohe?, ngaqë në letër thua se ai të njihte e ti jo. Ti thua se i ke dhënë detyra Nazmiut, a bënë të na tregojsh se çfarë detyra i ke dhënë dhe a t’i kreu Nazmi Beqiri detyrat që ia ke dhënë, por që nuk i përmende ato.
Zbardhoi gjërat, ngase ma merr mendja se Nazmiu nuk do të bëjë kundërpërgjigje për këtë letrën tënde, ngase ose frikohet ose s’do të merret me ty fare, por neve na duhet e vërteta, sepse edhe për mua janë bërë të padurueshëm këto thashethëna. Më duket se respekti në mes të ushtarëve ende nuk është zhdukur, ngase me njeriun të cilit ju ke drejtuar vazhdimisht e quan në emër e jo si më heret nga ne (fshatrat e rrafshit të Kumanovës) që njerëzit e malësisë quheshin “llatinë”, gjë që ti asnjëherë se quajte të këtillë.
Sa për zbulimin e pllakës së Shtabit që thua se kishte vetëm njëzetëveta, nuk e dijë, ngase nuk kam qenë por e pashë në televizione ku dukeshin shumë njerëz, që s’mund të numëroheshin dhe tani nuk dijë se kush po rrenë: ti apo mediat kanë bërë falsifikim të asaj që e pamë si në sallë ashtu edhe në zbulimin e pllakës.
Zot na ruaj nga lakmia e smira.
Lavdi Dëshmorëve të Kombit.
Rroftë populli shqiptarë.