Kaos në aeroporte,shqetësime për ndikimin e pluhurit tek njerëzit,pluhuri kalon mbi Shqipërinë dhe Greqinë
Pasoja të mëdha shëndetësore do të kenë europjanët nëse tymi i vullkanit të Islandës ulet në tokë.
“Specialistët nuk janë të sigurtë të shprehin pasojat shëndtësore të tymit të vullkanit “deklaroi Devit Epstain,oficer i Organizatës Ndërkombëtare Shëndtësore.Ndërkaq besohet se nëse tymi ulet në tokë pasojat shëndetësore do të jenë të mëdha.
Sipas agjensisë së lajmeve Newsit.gr ,copëzat e pluhurit-tym janë akoma shumë lartn në atmosferë dhe do vonohen të zbresin në tokë,sipas të dhënave të fundit.
“Është shumë e rrezikshme për shëndetin pasi copëzat kur janë afër një njeriu dhe ai merr frymë,kalojnë në mushkëri dhe njeriu do të ketë probleme serioze në frymëmarrje”theksuan specialistët.
Shumica e vendeve të Europës verilindore jane mbuluar nga tymi i vullkanit duke shkaktuar probleme në dhjetra fluturime ajrore….Tymi do të vikalojë në Shqipëri dhe Greqi?
Ndërkohë që masa të rrepta janë marrë në aeroportin e Shqipërisë dhe të Athinës, ku janë anoluar të gjitha fluturimet ajrore drejt vendeve të mbuluara nga tymi.
Kaos mbizotëron në shumë aeroporte europiane pas anulimit të fluturimit të kompanive ajrore për shkak të tymit-pluhur që u shkaktua nga vullkani në Islandë.
Sipas një reportazhi të CNN tymi i vullkanit është drejtuar drejt Europës lindore dhe ekziston mundësi e madhe që të kalojë në veri të Greqisë dhe më pas në Turqi.Kjo tregon se do të prekë edhe një pjesë të jugut të Shqipërisë.
Prej ditës së mërkurë në mëngjes tymi ka i vullkanit të Islandës ,ka mbuluar,Britaninë,Francën,Belgjikën,Gjermaninë,vendet Skandinave dhe Poloninë

