Presidenti Topi niset për një vizitë zyrtare treditore në Republikën e Maqedonisë.

13 prill 2010
Me ftesë të Presidentit maqedonas, Gjorgje Ivanov, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi, u nis sot për një vizitë zyrtare treditore në Republikën e Maqedonisë, në krye të një delegacioni shtetëror me anëtarë të qeverisë, përfaqësues të pushtetit vendor, të kabinetit të Presidentit, si dhe një grup sipërmarësish të biznesit shqiptar.
Kreu i shtetit shqiptar do të mikpritet nga homologu i tij maqedonas, me të cilin do të zhvillojë një takim kokë më kokë, për t’u pasuar me takimin e dy delegacioneve respektive zyrtare, ku në qendër të bisedimeve mes dy Presidentëve do të jenë thellimi i mëtejshëm i marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve dhe popujve tanë dhe forcimi i bashkëpunimit dypalësh, me qëllim realizimin e synimeve të përbashkëta eurointegruese.
Presidenti Topi së bashku me Presidentin Ivanov do të marrin pjesë dhe do të përshëndesin në Forumin Ekonomik të biznesit maqedonas-shqiptar që do të zhvillohet në Shkup, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të bizneseve të të dy vendeve, me synim zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, gjetjen e mundësive të reja për tërheqjen e investimeve reciproke, si dhe ato të huaja në kuadrin rajonal. (PËR KËT LAJM DHE LLAJME TË TJERA NGA SHQIPËRIA KLIKO LEXO MË SHUMË)
Gjatë vizitës zyrtare në Maqedoni, Kreu i Shtetit shqiptar do të zhvillojë një sërë takimesh, si me Kryeministrin maqedonas, Nikola Gruevski, me Kryetarin e Parlamentit, Trajko Veljanoski, me Kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, me Kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi, me ish-presidentin Branko Cervenkovski, aktualisht Kryetar i Partisë opozitare LSDM, me Kryetarin e Partisë ‘Demokracia e Re’, Imer Selmani, me Kryetarin e Komunës së Tetovës, Sadi Bexheti, me Rektorin e Universitetit Shtetëror të Tetovës, Agron Reka, me Kryetarin e Komunës së Dibrës, Argëtim Fida. etj.
Marre nga faqja e Presidentit.
| Topi dekreton marrëveshjen për varrezat greke |
TIRANE- Dekretohet marrëveshja për varrezat greke në Shqipëri. Presidenti Topi ka dekretuar ligjin “Për ratifikimin e “Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko- italiane të viteve 1940 – 1941 dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”.Sipas marrëveshjes, varrezat për ushtrarët greke do të ngrihen në Gjirokastër dhe Përmet. Parlamenti miratoi marrëveshjen për varrezat greke me 67 vota pro dhe pesë kundër. Përvec deputetëve Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri, të Partisë për Drejtësi dhe Unitet, votuan kundër dhe dy deputetët demokratë, Ardian Kollozi dhe Bedri Hoxha, së bashku me deputetin e LSI-së, Lefter Koka. Në fjalën e tij deputeti i Partise për Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi kërkoi shtyrjen e votimit deri kur komuniteti cam të fitoi të drejtat e tij. Idrizi tha se votimi ishte një dhuratë për Greqinë në festën e saj të pavarësisë. Ligji u miratua në Kuvend më 25 mars, pikërisht në ditën kur në Greqi, në paradën e trupave ushtarake për ditën e pavarësisë lëshoheshin thirrje raciste antishqiptare. (e.n/News24/BalkanWeb) |
Kryeministri Berisha do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Bruksel

Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Berisha do t’i dorëzojë volumin, me përgjigjet e Shqipërisë, të Pyetësorit, Komisionerit për Zgjerim, zotit Stefan Fule, me të cilin do të zhvillojë edhe një takim, e më pas një Konferencë për shtyp.
Gjithashtu, Kryeministri Berisha, në ditën e parë të vizitës në Bruksel do të jetë relator në konferencën ““Shqipëria drejt Bashkimit Evropian, një rrugë mbi meritën” organizuar posaçërisht për Kryeministrin e Shqipërisë nga Fondacioni Robert Schuman, në të cilën do të marrë pjesë edhe zoti Joseph Daul, President i grupit parlamentar të Partisë Popullore Evropiane dhe mjaft përfaqësues të Parlamentit Evropian.
Në ditën e dytë të qëndrimit në Bruksel, Kryeministri Berisha do të takohet me Presidentin e Këshillit Evropian, zotin Herman Van Rompuy, me Presidentin e Komisionit evropian, zotin Jose Manuel Barroso si dhe do të zhvillojë një takim e më pas një Konferencë për shtyp me Presidentin e Parlamentit Europian, zotin Jerzy Buzek.
Marre nga faqja e Kryeministrit
Rama: Betejë në çdo fshat e qytet
Qëndrimi
Kryetari i PS-së: Kriza zgjidhet me largimin e qeverisë. U bën thirrje qytetarëve: “Të protestojnë, të protestojnë!”
Rivalitet i gjithanshëm dhe betejë e kudondodhur. Gjuha politike mes palëve, që po shkon gjithnjë e më shumë drejt ekstremizmit, rrezikon t’u japë qytetarëve dy tablo të një situate ku ata vetë janë protagonistë. Përkundrejt propagandës qeveritare të udhëhequr nga Kryeministri Sali Berisha, që flet për suksese spektakolare dhe rritje të eksporteve, opozita e përfaqësuar nga kreu i saj, Edi Rama, ka folur edhe dje për të vetmin realitet që mund të preket nga të gjithë; krizën e gjithanshme që ka prekur vendin. “Shifrat e tremujorit të fundit dëshmojnë se ekonomia shqiptare është në degradim të vazhdueshëm dhe të pandalshëm. Degradim që s’ka asnjë gjasë të ndalet pa larguar qeverinë, që është shkaku i krizës së gjithanshme të demokracisë, të shtetit të së drejtës dhe vetë ekonomisë të futur në kutinë e shifrave të rreme”, deklaroi Rama. Sipas tij, qeveria në përpjekjen për të mos njohur realitetin, po e falsifikon atë plotësisht, shifrat e saj për çmimet e energjisë nuk përputhen me ato të ERE-s, treguesit e saj për kredidhënien janë larg së vërtetës që tanimë publikohet edhe nga burime të pavarura. Nëse gënjeshtra është marrëdhënia e qeverisë me publikun, ku manipulimi i zgjedhjeve spikat si mashtrim që zhvlerëson demokracinë, atëherë protesta dhe lëvizja qytetare është në optikën opozitare, rruga e vetme për të vendosur normalitetin. “Është normale që përballë kësaj situate emergjente, shqiptaret dhe shqiptarët të protestojnë, të protestojnë, të protestojnë. Të protestojnë kundër një pushteti që nuk u mjaftua vetëm me vjedhjen e zgjedhjeve për të ndenjur në këmbë, por që tani kërkon me çdo kusht, të qëndrojë duke shkelur me këmbë çdo parim, normë e vlerë të bashkëjetesës demokratike”, vijoi më tej kreu i opozitë socialiste. Ky pozicionim i përsëritur i Partisë Socialiste, në të vërtetë, ngre pikëpyetje mbi legjitimitetin e qeverisë, duke nisur nga pretendimi për manipulimin e zgjedhjeve. Jashtë debatit teknik që lidhet me trajtimin e aspekteve të ndryshme të procesit elektoral të 28 qershorit, në finale, politika e opozitës shqiptare e ka zhvendosur situatën në kufijtë e normalitetit. Qeveria nuk mund ta injorojë më krizën që sa vjen dhe thellohet, qoftë edhe përmes goditjes së përditshme të veshit të qytetarit me ritualin e kontestimit, që ka vënë në lëvizje edhe ngrehinën e protestës. Por mesazhi i djeshëm i Ramës mund të ketë edhe një vlerë shtesë, meqë ajo përkon në kohë me vizitën e ministrit të Jashtëm italian, Frattini. Duke pritur lajmin e mirë të vizave, që po orientohet që tani në hullitë e betejës elektorale të ardhshme, theksimi i qëndrimeve të forta të PS flet edhe për relativizmin e kontekstit ndërkombëtar në krizën shqiptare. “Protestat në çdo qytet, në çdo fshat, do të vazhdojnë dhe do të përshkallëzohen, për të kulmuar më 30 prill e më tej. Protesta dhe vetëm protesta për të zbardhur krimin elektoral, për të ndalur rrënimin ekonomik dhe për të larguar qeverinë…”, ka qenë apeli i Edi Ramës. Në ndryshim nga situata e para disa kohëve, kur të dyja palët ia deleguan zgjidhjen e për pasojë edhe lirinë e veprimit komunitetit ndërkombëtar, aktualisht përballja ka mbetur pa tutorin tradicional. Një vendim i palëkundur për protesta të pandalshme, në kufijtë e kushtetutshmërisë, po përvijohet si një strategji që me gjithë koston e madhe për opozitën, herët a vonë do ta detyrojë shumicën të ndërhyjë për të normalizuar gjendjen.
Gazeta Shqip
PE: Kritika të ashpra Shqipërisë
Rezoluta: Probleme me politikën, zgjedhjet, reformat, korrupsionin dhe median
Arta Tozaj, Bruksel
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Nikolaos Chuntis, ka përpiluar një projektrezolutë mbi ecurinë e vendit drejt Bashkimit Europian. Që në fillim të dokumentit shprehet keqardhja për krizën politike dhe institucionale që pas zgjedhjeve të fundit. Duke u bazuar në vlerësimin e OSBE/ODIHR se zgjedhjet përmbushën pjesën më të madhe të standardeve, drafti tërheq vëmendjen për parregullsitë e vërejtura, “në veçanti për transparencën e procesit, presionin dhe trembjen e votuesve, regjistrimin e zgjedhësve dhe mbi monitorimin e numërimit të votave”, duke i bërë thirrje të gjitha partive politike që përmes një dialogu konstruktiv të eliminojnë të gjitha këto probleme përpara zgjedhjeve lokale të vitit 2011. Për autorët e parregullsive nënvizohet nevoja urgjente e ndëshkimit efikas. Projektrezoluta e Parlamentit Europian thekson se reformat politike, ekonomike dhe sociale kanë nevojë për konsensus ndërparlamentar. E në lidhje me reformat, vlerësimet nuk duken optimiste. Për ekonominë, Shqipëria sipas dokumentit, “karakterizohet nga rritje e ulët ekonomike, me informalitet të stërmadh, çfarë çon në të ardhura të ulëta nga taksat dhe në një treg të parregullt pune. Kjo, për pasojë, nxit pasiguri në punësim dhe dëmton në mënyrë thelbësore të drejtat e punëtorëve”.
Në gjyqësor, i cili çmohet si kusht paraprak për integrimin, përpjekjet cilësohen fillestare. Dokumenti nënvizon se “me rëndësi madhore për shtetin ligjor është garantimi i sistemit gjyqësor të paanshëm, transparent, efikas, të pavarur nga kontrolli dhe presionet e qeverisë”. Ndërkohë që përsëritet thirrja për pavarësinë e institucioneve kushtetuese. Për administratën, përforcimi i së cilës përbën një tjetër kusht thelbësor, drafti vlerëson se autoritetet shqiptare duhet t’i japin fund praktikave të punësimit të stafeve të përkohshme në kundërshtim me ligjin dhe t’i kushtojë vëmendje rrezikut të emërimeve politike me procedura jotransparente. Qeverisë shqiptare i kërkohet po ashtu të respektojë plotësisht të drejtat e sindikatave, të mos bllokohen aktivitetet e tyre dhe të mos kufizohen grevat e shërbimit civil.
Nga autoritetet vendase kërkohet dhe garantimi i lirisë së medias nga “politika, përfshi këtu dhe atë nga ekzekutivi, apo çfarëdolloj ndërhyrjeje tjetër”, siç thuhet në dokument. Bëhet thirrje për transparencë ndaj financimit dhe pronësisë së medias, vendosjen e të drejtave të punës për gazetarët, për t’u mundësuar atyre që të punojnë me objektivitet e të pavarur. Sipas raportuesit për Shqipërinë në PE, Chuntis, korrupsioni mbetet problem mbizotërues në vend me të gjitha hapat e ndërmarrë nga qeveria. Bëhet thirrje për më shumë përpjekje në luftën kundër krimit të organizuar, pastrimin e parave, trafikun e drogës e qenieve njerëzore. Shqetësim serioz përbën dhuna në familje dhe trafiku i grave dhe fëmijëve për shfrytëzim seksual e punë të detyruar. Dy pikat më pozitive të projektrezolutës janë thirrja e Parlamentit Europian për liberalizimin e shpejtë të vizave, si dhe vlerësimi i raporteve të Shqipërisë me fqinjët në rajon. Projektrezoluta me 25 paragrafë do të diskutohet fillimisht në Komitetin e Jashtëm, ku pas ndryshimeve që do të mund të kërkojnë grupimet e ndryshme politike, do të kalojë për votim në seancë plenare të Parlamentit Europian.
Gazeta Shqip
TIRANE- Dekretohet marrëveshja për varrezat greke në Shqipëri. Presidenti Topi ka dekretuar ligjin “Për ratifikimin e “Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko- italiane të viteve 1940 – 1941 dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”.
DURRËS- Breshëri armësh në Durrës. Një 35- vjecar i identifikuar nga policia si Genti Delialliasi është gjetur i vdekur pasi është goditur me armë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00, në unazën e Plazhit në Durrës.Policia sqaron se viktima ka marrë plumba në gjoks, të cilët i kanë shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme. Blutë e Durrësit dyshojnë se autorët e ngjarjes janë 2 të rinj, të cilët pas vrasjes janë larguar nga vendi i ngjarjes me një motor.


