Lëvizja Qytetare ZGJOHU-REAGIM
Lëvizja Qytetare ZGJOHU! dhe forumi i shoqërise civile pranë Lëvizjes ZGJOHU!, që nga viti 2006 në vazhdimësi kanë paralajmëruar rreth tendencës së Qeverisë për maqedonizimin e vendit dhe zhdukjen e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve në Maqedoni.
Ky proekt realizohet nëpërmjet gërmimeve politike dhe përjashtuese në Kalanë e Shkupit, zhvendosjes së shtëpisë së Nënës Terezë dhe ndërtimit të kishës ortodokse mbi të, enciklopedisë, imponimit të gjuhës maqedonase, Shkupi 2014, abrogimit të ligjit për përdorimin e flamurit kombëtar dhe diskriminimit të gjuhës shqipe, uzurpimin e xhamive Burmali në Shkup, Imaret në Ohër, Çarshi Xhamisë në Prilep, xhamisë së Manastirit etj, promovimit të krishterizmit si fe shtetërore, ligjit përjashtues për stimulim të natalitetit vetëm për nënat maqedonase, buxhetit disproporcional dhe largimit të heshtur të Marrëveshjes së Ohrit nga agjenda e Qeverisë.
Ekspedita ndëshkuese dhe falsifikuese e prirë nga Pasko Kuzmani po zbaton me përpikshmëri këtë proekt të maqedonizimit të çdo segmenti shtetëror duke shkatëruar çdo gjë para vetës që nuk i takon kulturës së tyre. Ka disa vite që proekti i gërmimeve në Kala po realizohet nëpërmjet zhbërjes barbare të kulturës autentike shqiptare dhe fshirjes së gjurmëve ilire nga faqja e dheut dardan. Hapi i rradhës i çmendurisë së qeverisë është vendosja e kryqit ortodoks në kullën e Kalasë ilire të Shkupit. Kjo paraqet vetëm edhe një element përbërës në mozaikun djallëzor të qeverisë për maqedonizimin e shtetit.
Ftojmë qeverinë që menjëherë të ndërpresë marrëzinë që po e çon vendin drejt gremisë, ndërsa faktorin politik, civil dhe fetar shqiptar që të unifikohet rreth mbrojtjes së identitetit kombëtar dhe prezencës shqiptare në trojet e tyre autoktone.
Turboarkeologjia dhe turbohistoria maqedonase, ngjashëm si turbofolku, janë kiç dhe paraqesin një epizodë të shëmtuar të një populli për vetmashtrim në mungesë të identitetit.
Lëvizja Qytetare “ZGJOHU!”
www.zgjohu.com.mk
info@zgjohu.com.mk
Tel/Fax: 02/ 2636 240
Rr. Bitpazarska 127,
Çarshia e Vjetër
1000 Shkup