Për më tepër, periudhat e këqija dhe të turbullta, më pas më bëjnë më mirë se periudhat në dukje të begata dhe plot gjallëri. Unë duhet të kem durim, të mos përdor arsyen, duhet të ngul rrënjët në thellësi, jo të shkund degët.

Aurel DASARETI, 2010-04-12, Sydney, Australia Jeta është absurde, mizore, e zbrazët dhe megjithatë e mrekullueshme; nuk tallet me shqiptarin (sepse për këtë është shpirti), sidoqoftë kujdeset për shqiptarin aq sa për krimbin. I japim shumë rëndësi vetes kur mendojmë se shqiptari është tekë dhe lojë mizore e natyrës. Duhet vërejtur se ne shqiptarët s`kemi ndonjë fat më të keq se zogjtë apo milingonat, por më të lehtë e më të bukur. S`duhet të ankohemi nga mizoria e jetës nën robërim dhe fataliteti i vdekjes, por duhet të shikojmë këtë dëshpërim. Vetëm atëherë kur të njohim nga afër gjithë mizoritë dhe absurditetin e natyrës, mund të ndeshemi me këtë absurditet dhe t`i japim një kuptim. Kjo është aftësia më e madhe e racës shqiptare. Të gjitha të tjerët kafsha i bën më mirë. Për shumicën e shqiptarëve, ashtu si dhe për krimbin, absurditeti nuk është dënim. Por janë pakica prej nesh, ata që kaplohen nga dhimbja dhe fillojnë të kërkojnë një kuptim, ata që përbëjnë kuptimin e njerëzimit.

Pa tharmin e bishës në vetvete, s`jemi veçse qingja të tredhur./11 Apr 2010/A.D. në www.lajmet.com

_________________
SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!