Gjatë përleshjeve të protestuesve me policinë në Kirgistan
Pas përleshjeve të dhunshme në rrugë mes kundërshtarëve të qeverisë dhe forcave të sigurisë në republikën e Kirgistanit, opozita thotë se ka marrë pushtetin në pjesën më të madhe të vendit. Udhëheqësja e opozitës, Rosa Otunbajeva, u vetëshpall kryetare e një qeverie kalimtare. Ajo tha se do të hartojë një Kushtetutë të re dhe do të përgatisë zgjedhje të reja. Vetëm në rajonet Osh dhe Xhalal-Abad pushteti nuk është ende në duart e qeverisë kalimtare, tha ajo. Por mediet kirgize nga Xhalal-Abadi njoftuan se Bakijev ka deklaruar dorëheqjen. Rusia ndërkohë e njohu ndërrimin e pushtetit në Kirgistan. Në një telefonatë me Otunbajevën, kryeministri rus Vladimir Putin foli për mundësinë e ndihmës ruse për ish-republikën sovjetike. Të mërkurën mijëra përkrahës të opozitës sulmuan selinë e qeverisë në kryeqytetin Bishkek. Pati përleshje me policinë, ku sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë humbën jetë 70 vetë dhe u plagosën më shumë se 500 të tjerë.