TIRANE–
PS, Asambleja miraton ndryshimet në statut dhe programin e partise

Ora 14:40-Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka mbyllur punimet duke miratuar unanimisht programin e PS dhe ndryshimet e propozuara per statutin e kësaj partie. Deputeti i PS, Blendi Klosi konfirmoi se vendimet e mëtejshme tashmë për ndryshimet do të merren në Kongres në datën 18 Prill, kurse sot u miratuan në parim. Ndërkohë programi i miratuar i PS parashikon zhvillimin e protestave në mbarë vendin, ashtu sic njoftoi dhe kryeu i socialistëve, Rama në nisje të Asamblesë. Deputeti Blendi Klosi deklaroi gjithashtu se ndryshimet ne statut kanë qenë pjesë e një diskutimi te gjerë, ndërsa theksoi se misioni i socialistëve mbetet transparenca e zgjedhjeve dhe protestat deri në vendosjen e kësaj të drejte. “Detyra kryesore e jona është mbështetja e interesave të qytetarëve”, u shpreh Klosi.

PS, nis Asambleja, Rama: Të fitojmë betejen për votat

Ora 11:00-Asambleja e Partise Socialiste ka nisur sot mbledhjen ku pritet te shyqrtohen ndryshimet ne statut. Në fjalën e tij para anëtareve të Asamblesë të PS, kreu i socialistëve Edi Rama theksoi se sot më shumë se kurrë duhet fituar beteja për grabitjen e votave që iu bë opozitës më 28 Qershor të viti 2009.
 “Më 28 Qershor u grabitën votat. Pa cliruar zgjedhjet në këtë vend nuk do të clirojmë asnjëherë cdo padrejtësi. Sot 8 muaj pasi PS filloi aksionin e saj ka dalë e e qartë si drita e diellit se në kutitë e votimit është fshehur krimi elektoral. PS i fitoi zgjedhjet më 28 qershjor, por pushteti i mori peng kutitë”.

Sipas Ramës vlen që gjatë kërkimit të së drejtës të zbardhjes së krimit electoral, PS të bëhet njësh me popullin duke mbrojtur dhe padrejtësi të tjera që sot po vështirësojnë jetesën. “Cdo ditë e më shumë po rrënohet ekonomia në vend. Sot Shqipëria qeveriset duke humbur vendet e punës. Qeveria e Berishës nuk fundosi vetëm zgjedhjet dukë i humbur Shqipërisë një shans të madh, por ajo fundosi dhe ekonominë shqiptare duke bërë humbjen e mijërave të vendeve të punës. Barra e opozitës sot është bërë zëri i shpresës, e shëmbëllytra e zërit të cdo shqipëri qe lufton ndaj padrejtesive”, theksoi Rama. 
 
Zgjidhja e vetme sipas kryetarit socialist tashmë e bërë e ditur dhe më parë janë vetëm protestat. “Nuk do të ndalim protestat, cdo ditë një protestë që më 30 Prill në Bulevardin e madh të largojmë këtë qeveria të dështuar”

Mblidhet Asambleja
Ora 07:00-Socialistët do të shqyrtojnë sot, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare ndryshimet në statutin e partisë. Paketa tashmë e përfunduar nga grupi i punës do t’i kalohet më tej Kongresit në 18 prill.
Antarët e grupit të punes për ndryshimet ne programin politik te PS e kane perfunduar mbreme vonë projektin, i cili do tu paraqitet sot antareve të Asamblese, por nuk do të marrin voten e tyre. Programi edhe pas Kongresit do ti nenshtrohet një testimi ne bazën e partise. Materiali thjesht do te paraqitet sot ne Asamble, por edhe ne Kongres dhe do të ngelet nje material i hapur per propozime te reja. Ky projekt do ti nenshtrohet nje debati te gjere brenda dhe jashte PS-se me aktore te shoqerise civile , gati- gati nje procedure e njejte me ate qe u zhvillua per hartimin e programit elektorale para zgjedhjeve te 28 Qershorit. pra edhe ne Kongresin e 18 Prillit, programi politik nuk do te marre vetem voten e delegateve, por drejtuesit socialsite ndoshta vete kryetari Edi Rama mund te rinise nje tjeter tur neper Shqiperi si ai “Dialog me Shqiperine”.
Në një relacion rreth përmirësimeve e ndryshimeve në statut, sekretari organizativ i PS-së, Blendi Klosi u sqaron anëtarëve të Asamblesë se, “grupi i punës i kushtoi një vëmendje të veçantë studimit të përgjigjeve të formularëve të anketimit që u organizua me rreth 5 mijë anëtarë të asambleve socialiste të bashkive dhe komunave në të gjithë vendin”. Ndër të tjera në relacion Klosi sqaron edhe rrëzimin e oponencës kolektive, propozimin e bërë nga ish-kandidati për kreun e PS-së, Maqo Lakrori, propozim që ndryshe u quajt si “legalizimi i fraksioneve”.  “Në përfundim, thuhet në relacionin që do t’i paraqitet sot asamblesë, grupi i punës u shpreh se kjo çështje i është nënshtruar votimit dhe në Kongresin e PSSH të vitit 2007, e cila nuk gjeti miratim”. 
Në një tjetër paragraf të këtij materiali thuhet se një bazë e rëndësishme e punës në grup ishte edhe studimi i propozimeve për përmirësime dhe ndryshime në statutin e PS-së, të depozituara në Kongresin e Jashtëzakonshëm të PS-së, të zhvilluar në muajin gusht të vitit 2009. Në këtë kongres, një paketë të plotë propozimesh paraqitën edhe pjesëtarët e Lëvizjes për Mendim Ndryshe, por nga këto propozime duket se nuk është marrë parasysh asgjë në lidhje me funksionimin e organeve qendrore dhe veçanërisht kompetencave dhe rikandidimit të kreut të partisë pasi partia humbet zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Ndryshimet në statutin e PS-së janë ato që janë diskutuar më shumë edhe në media gjatë këtyre ditëve, por ndërkohë është bërë e qartë se ato nuk sanksionojnë ndryshime në forumet qendrore të partisë. Ndryshimi fillon në strukturat vendore. Ishte organizimi në bazë qarku, i cili nuk funksionoi mirë gjatë zgjedhjeve të kaluara, ndaj edhe në këto përmirësime rifutet organizimi në bazë rrethi. Ndryshimet parashikojnë që kryetarët e PS-së në nivel lokal nuk do të zgjidhen më sipas parimit një anëtar-një votë. Me këtë parim do të zgjidhet vetëm kryetari i PS-së në qendër.

(d.b/BalkanWeb)