TIRANE-Ka qënë ora 13:00 kur një person së bashku me 3 fëmijët e tij u vu re në tarracën e pallatit përballë Ministrisë së Drejtësisë në Bulevardin “Zogu i Parë” në një tentativë hedhjeje. Ngjarja e rëndë u evitua brenda pak minutash nga policia që me anë të një negociatori dhe RENEA-s të bindte personin që u identifikua si shtetasi Ferik Haxhiaj, banor i qytetit te Durresit të largohej nga buza e tarracës së pallatit 6 katësh. Dyshohet se personi në momentin që tentoi të kryente aktin, ndodhej në gjendje të rëndë psikologjike per shkak te nje ceshtje te pazgjidhur te pronave.
Ngjarja
Ne mesdite turma të shumta njerëzish u mblodhen te alarmuara ne Bulevardin e Zogut te Pare pasi vune re tre femijet te mitur, dy djem dhe nje vajze te moshes 5-8 vjec buze tarraces se nje pallati 6 katesh përballë Ministrisë së Drejtësisë. Femijet ishin te shoqeruar me nje te rritur qe gjate gjithe kohes mbante ne vesh nje telefon dhe fliste ne menyre te paqarte. Policia e vene ne dijeni konfirmoi brenda pak minutave se burri ishte shtetasi Ferik Haxhiaj i moshës rreth 40 vjec nga qyteti i Durresit, ndersa te miturit, femijet e Haxhiajt .
Dëshmitarë pohuan për gazetare te TVNews24 se personi ndërsa mbante 3 fëmijët lexonte një letër ku u dëgjuan qartë fjalët “dua pronat e mia askush nuk mi merr pronat e mia”. Burri ka qëndruar disa minuta buzë tarracës, ndërsa një negociator nga efektivet blu përpiqej ta bindte të largonte fëmijët dhe veten nga tarraca. TVNews24 filmoi pamjet e rënda ku fëmijët e personit ne rreze te tarraces se palaltit 6 katesh mbanin në duar një pankartë ku shkruheshin disa fjalë, që dyshohet se kanë të bëjnë pikërisht më cështjen e pronave që babai i tyre pretendon. Babai ndërkohë eshte filmuar teksa fliste me dikë në telefon. Me sy te lire u vu re se asnje prej femijeve nuk mbahej me force, por ata ndiqnin babain ne cdo veprim qe ai kryente. Pas disa minutash negociatori bindi babain të largonte fëmijët nga zona e rrezikshme për ti futur në brendësi të tarracës, dhe pak minuta më pas për ta bindur plotësisht 40 vjecarin të zbriste fëmijët dhe veten nga tarraca e 6 katëshit.
E angazhuar në aksionin për shpëtimin e familjes ishin dhe forcat e RENEA-s.
Pas përfundimit të aksionit të shpëtimit, babai është shoqëruar nga polciia dhe dyshohet se do të vizitohet nga psikologë pasi dyshohet se ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike. Ndërkaq drejt fëmijëve menjëherë u dërgua një psikolog për te mitur, për të cilët policia konfirmon se janë tronditur nga ngjarja.

Policia: Haxhiajt iu privatizua toka, nuk u kompensua
Zbardhen disa detaje mbi shtetasin qe kercenoi sot se do te vriste veten dhe femijet. Pak minuta pasi 3 fëmijët se bashkë me babain u larguan nga pallati 6 katësh, policia konfirmoi se personi Ferit Haxhiaj ka në pronësi 25 mijë m2 tokë që është privatizuar. Nga marrja në pyetje e Haxhiaj, mësohet se ai ka kërkuar më shumë se një herë kompensim për tokën, porse kërkesat kanë rënë në vesh të shurdhër. Dyshohet se ngjitja në tarracën e pallatit dhe kërcënimi se do të hidhej së bashku me 3 fëmijët, ka qënë një mënyre për ti tërhequr vëmendjen Ministrisë së Drejtësisë për cështjen e pazgjidhur të pronësisë.

(d.b/BalkanWeb)