Padyshim edhe kush nuk ka pushtet për t`u mbrojtur ka sëmundje karakteristike. Në vend se sadist, mund të bëhet i nënshtruar dhe mazokist. Por pafuqia e tij e njëmendtë mund ta shtyjë atë gjithashtu të zhvilloj virtyte si solidaritet, dhembshuria, krijimtaria. Të jesh i pambrojtje dhe të gjendesh përballë rrezikut për t`u bërë skllav, apo të kesh pushtetin dhe të shkosh drejt rrezikut për t`u çnjerëzuar, janë të dyja një e keqe. Se cila prej të dyjave më së shumti duhet të shmanget, varet nga karakteri i individit, edukata familjare, nga bindjet politike, fetare dhe morale.

Aurel Dasareti, 2010-04-06, Sydney, Australia

Sjellja antikombëtare e Ali Ahmetit, Menduh Thaçit etj, nxjerr në pah qartas një element të karakterit të tyre: dëshirën për t`u treguar shqiptarëve të rëndomtë se këta dy kanë mbi ta pushtet dhe kontroll të plotë: mjafton një fjali e tyre (në veshët e kolonizatorëve) që shqiptarët të vriten, të torturohen ose të shpëtojnë përsëri, të shpërblehen. Këta dy kanë një pushtet hyjnor mbi jetën dhe vdekjen, pushtet që e ka vetëm natyra, t`i bëjë të rriten e të shkatërrohen, t`i bëjë të vuajnë e t`i shërojnë.

Dëshira njerëzore për liri është diçka zanafillore që e gjejmë që tek kafshët e fëmijët e vegjël. Në fushën politike, ndërkaq, liria kthehet në një çështje problematike, sepse, liria e pakufizuar e çdo individi, e bën të pamundur bashkëjetesën njerëzore. Kur jam i lirë të bëj çka dua, atëherë jam i lirë t’u vjedh të tjerëve lirinë e tyre.

Si rrjedhojë: kolonizatorët sllavo-folës dhe shërbëtorët e tyre shqipfolës kanë liri të pakufizuar prandaj edhe 20 vite me radhë janë duke e vjedhur lirinë e popullatës shqiptare të FYROM-it.

O shqiptarë të FYROM-it! Koha e shakave ka kaluar, u bën dy dekada, ju u mplakët e vdiqët ama në mend nuk erdhët. Ju nuk mundet t`i ndihmoni vetes kur e dini se keni një problem por nuk tentoni ta zgjidhni atë.

Vetëm në qoftë se do të arrihet të dominohet shoqëria dhe të varet ekonomia ndaj qëllimeve të lumturisë njerëzore dhe vetëm duke marrë pjesë aktivisht në procesin shoqëror duke mbikëqyrur veprat-devijimet e zyrtarëve dhe politikanëve shqiptari do të mund të fitojë atë që sot e çon në dëshpërim: vetminë dhe ndjenjën e tij të pafuqisë.

Një shoqëri është një sistem fort i ndërlikuar. Klasat e reja dhe të vjetra të mesme e të ulëta, klasat e larta, elitat në perëndim, grupet me, apo pa, tradita fetare apo filozofiko-morale, qytetarët e provincës dhe metropolet, janë vetëm disa prej faktorëve që duhet të merren në vlerësim. Asnjë faktor i veçuar nuk mund të shpjegojë strukturën e shoqërisë.

Pushteti me anë të cilit një grup shfrytëzon dhe shtyp një grup tjetër priret të përfitojë sadizëm në grupin që ushtron kontrollin, edhe pse mund të jenë të shumta përjashtimet individuale./06 Apr 2010/A.D. në www.lajmet.com