Korçë- Vizita dhe takimi i kryetarit të Partisë Socialiste zotit Edi Rama, në qytetin e Korçës, nxorri në skenë një skenar të fshehtë të drejtuesve të kësaj partie në këtë Qark.
    Shenjat më të qarta u çfaqën në selektimin e gazetarëve që do të merrnin pjesë në këtë takim, si edhe në krijimin e një sekretarie brenda në sallë. Organizatorët ishin kujdesur që të mos thërrisnin gazetarët që kanë qënë kritikë ndaj pushtetit local i cili drejtohet nga socialisti Niko Peleshi, ndërsa detyra e sekretarisë ishte të cenzuronte pyetjet që vinin nga salla…
    A janë këto veprime prelud i një institucioni të cenzurës ndaj shtypit të lirë dhe gazetarëve, nëse PS vjen nesër në pushtet!?