shkruan LULZIM Z. HAMIDI
Momentalisht jam i preokupuar me dy dukuri që në botën shqiptare në Maqedoni fluturojnë mbi ozon e që rezultojnë me fenomenin e mosanalizimit adekuat të tyre

duke u dhënë dikush  ngjyrë negative të mos them partiake,kurse poenta e tyre është diku larg nesh ,e mshehur,sekrete dhe punon në nëntokë që një ditë të del në sipërfaqe dhe të promovojë atë që ne edhe nuk e ëndërojmë.

Së pari të bëj një digresion dhe të them dicka që më parë e kam potencuar se detyra e opinioneve nëpër mjetet e informacionit nuk duhet të konceptohet në stilin e asaj që e kemi parë ose e kemi lexuar apo e kemi kuptuar të gjithë.Kjo do të ishte një përsëritje e dukurive që opinioni I njeh dhe ska dobi nga ta.Qëllimi I vërtetë I opinioneve është që autori të perceptojë apriori fenomenet që janë diku të mshehura dhe presin momentin të dalin në sipërfaqe,duke ndikuar si preventivë që në rast të paraqitjeve të tyre atëherë të kesh kundërshtim të parapregatitur.Kjo na ndodhi me liberalizimin e vizave!Së pari të gjithë kërkonin të njëjtën,që ishte normale kur për shkuarje në një shtet             europjan individët ishin të detyruar të jenë në cak të bosave të maleve dhe kaluesve të kufijve në të zezë duke marë para të mëdha për një aritje deri në vendin e ëndëruar.Tani kush është ai që bën kritika për liberalizimin,dhe ku ishte ai në kohën kur duheshte të meret vendimi për udhëtim të lirë pa viza të perceptojë pasojat negative dhe në të njëjtën kohë të dalë me masa për zbutjen e tyre.Këtu është filozofia e opinionit të mirëfilltë e që ka për qëllim të reagojë para se të ndodh dukuria e jo pasi të ik treni.

Tani ti kthehe shkurt ,  si e para,a na duhej liberalizimi i udhëtimit pa viza apo jo?Kjo si kërkesë permanente e popullit tonë prej kohës kur udhëtonim nëpër Evropë e gjetiu pa viza, e që rezultoi me ngjarjet e njohura në ish YU, që një ditë pra të mbyllemi në kafaz dhe pa perspektivë gjatë kohë, të kërkojmë dhe shpresojmë se një ditë së paku do të na happen dyert e udhëtimit të lirë në Evropë.                                                                          E dyta, a mund të përfundojmë ne si komunitet se ardhmëria ynë  është shteti ”multi etnik” apo ”pamvarësia ynë etnike ”nga shteti që momentalisht quhet Maqedoni edhe kjo si fenomen që esencën e ka në sekretin e maqedonasve për shtet komb ”maqedonas”!Nëse intenca e fshehtë e estabilishmentit maqedon është shteti-komb maqedon ,e sipas gjitha gjasave ashtu edhe është atëherë është reale që edhe reaksioni ndaj këtyre insinuatave të jetë pak më serioz nga ana ynë!Mendoj se këtyre dy fenomeneve duhet kushtuar vëmendje dhe parapregatitje për eventualitetin e ndodhive që mund të na befasonin dhe të na gjenin në gjumë!Jo se nuk ka dukuri tjera për të dhënë opinione por, së paku, këta, ditëve të fundit janë më aktuale nga njëra anë ,kurse nga ana tjetër dikush mundohet të manipullojë me dukurinë e ‘’largimit të shqiptarëve nga trojet e tyre etnike’’për shkak të liberalizimit të sistemit vizor.kurse në marketingun politik eventual në zgjedhjet e ardhshme mund ta kenë adutin kryesor mu në këtë sukses.

Duke marë parasysh se në prononcimet e mija të mëparshme, kam qenë I rezervuar bile edhe kundër aderimit në BE dhe NATO,jo nga shkaku se një pjesë e popullit tonë do të marë rrugën e ëndëruar për jetë më të mirë dhe më të begatshme në Evropë,por nga shkaku se pa zgjedhjen e statusit tonë si komb ,me verzion që na konvenon si komunitet ,ende jam I mendimit se nuk duhet të proklamohemi aq shumë për bashkim me familjen e madhe evropjane.Edhe kjo që ndodh kohëve të fundit sic e quajnë disa ‘’analistë’’ –egzodi I shqiptarëve,nuk do të paraqiste problem serioz se dikush paska shkuar në Belgjikë e gjetiu,nëse këtu ku jemi na që ende skemi shkuar rrugës së të lartëpërmendurve nuk sigurojmë një garancë socialo-ekonomike-juridike që do të ishte shpresë për të gjithë ata që ashtu si shkojnë ti kenë dyert e hapura në vendin që do ta konsideronin si të tynin dhe të kthehen në vendlindjen e tyre.

Ata që kanë qenë ,ata që kanë shkuar e dinë më mirë se si është jeta atje diku larg familjes,vendlindjes,shokëve e shoqeve .Atje ku shumica e tyre nuk do të qëndronin asnjë minutë më tepër sikur ,këtu do të ishin disa gjëra ashtu sic duhet të jenë,dhe sic pretendojmë gjithë këta vite të arijmë.E zezë është toka e huaj publik I nderuar,por situata në të cilën gjendet kjo krahinë është edhe më e zezë por është e ëmbël dhe tërhekëse.

A na duhet që të meremi me të kaluarën e largët famkeqe të dëbimit të komunitetit tonë me plane anti shqiptare ,në Turqi dhe shkuarjes në punë të përkohshme të individëve në Evropën perëndimore dhe të krahasojmë atë situatë me këtë që ndodh me largimin e qytetareve tane që për dallim nga koha e kaluar kur shkonin me dhunë ,por pa siguri të kthimit të tyre sepse jetonin në një sistem tjetër,në një shtet tjetër me qëllime të erta ,pa mos pasë kundërshtime nga ato pak individë që kishin kuptuar esencën e strategjisë së largimit të shqiptarëve.

Sot do të ishte qesharake të kundërshtojmë liberalizimin e vizave ,nëse analizojmë cka do të ndodhte nëse hymë në BE!!?Atëherë do të ishte momenti I tragjikomisë dhe dilema Homeriane!Pa zgjedhje të statusit tonë si komb ,.në varijantin më të qëlluar pas integrimit evropian ne do të gjendemi në situatë që nuk do të mund të kontrollohet.Kjo si shkak I mospasjes së strategjisë së veprimit në situata krize,në situata të shenjave që paralajmërojnë asimilim total,shkrirje të komunitetit tonë.

Si mund te jemi aq te cekët dhe nuk mund të kuptojmë se gjithë këto vite sa egziston kjo krahinë maqedonase nuk ka gadishmëri të sinqertë për barabartësi shqiptaro-maqedone,kurse shumica këtu kanë” ngulë këmbë” për këtë pamundësi reale!Shqiptarët e Maqedonisë asnjëherë nuk kanë qenë ,nuk janë dhe nuk do të jenë të zotët e lirisë në vendin e vet.Këtë , tash ,jo Grujevski ,por edhe para tij shumë të tjerë e kanë si vijë të kuqe e nënvizuar në strategjinë e tyre sa të ketë ardhmëri kjo krahinë.së pari patëm një vëllazërim-bashkim të titistëve -joreal,pastaj një rilindje të shtetit maqedon kinse si shtet i të gjithëve në pluralizmin e shumëpritur-joreal,luftuam me pushkë në dorë dhe fituam një Marveshje e quajtur Ohër-joreale,pushteti i një subjekti politik i dalë nga lufta përsëri u zhgënjye me jorealizëm,vijoi një pushtet dyvjecar i një subjekti tjetër politik shqiptar- azgjë,edhe një orvatje e fitimtarëve për të ndryshuar dic-kurgjë.Ska tjetër më kush të orvatet të hyjë në pushtet me maqedonasit,sepse duhet mos të keshë ”fytyrë” dhe të gënjesh popullin se do të ndryshohet dicka!

Shqiptarët nuk kanë perspektivë në këtë shtet-krahinë,së paku jo si shërbetorë dhe figura për forcimin e këtij shteti.sepse ne jemi një komb që ka vizion tjetër për ardhmërinë e tij kundrejt komunitetit tjetër maqedon që mundohet të finalizojë konceptin e shtetit – komb-maqedon !

Për nder të gazetës së nderuar do ta përfundoj opinionin me një porosi që ka qëllim të sinqertë dhe të mirë e ajo është se ,të ndjekim ngjarjet që në ardhmëri do të kishin pasoja katastrofale për komunitetin tonë duke I parandaluar e jo të reagojmë pasi të dalin ata në shesh dhe të realizohen!!

lulzimhamidi@hotmail.co.uk