Të nderuar Gazetarë,
Kohëve të fundit shkrimet e mia kanë hasur në një censurë të paparë në mediumet shqipe në Maqedoni. Nëse presioni i strukturave shtetërore u shantazhon me vendet e punës ju vazhdoni të mos botoni reagimet e mia. Unë nuk jam i mendimit që dikush të humbë vendin e punës për shkak të botimit të qëndrimeve të mia. Kemi mjaft të papunë! Në këtë rast apelin tim mund ta hidhni në shportë si të pavlefshëm!
Shkimet e mija mund t’i duken dikuj të hidhura por realiteti është edhe më i hidhur!
Unë e respektoj lirinë e mediave edhe kur kjo liri shprehet me censurë ndaj mendimit ndryshe!
Jam bi bindur se thellë në ndërgjegjen tuaj ju jeni të vetëdishëm se varshmëria financiare ka robëruar mediat shqipe në Maqedoni dhe jemi largmediave të pavarura!
Me respekt
Bardhyli