Sh.H. DEA dhe ALBA TURIST në Kopenhagë,dërgojnë një karroce invalidësh në Zhelinë të Tetovës
Daut Shulku Elmazi–Sot Shoqata Humanitare DEA dhe agjencioni turistik ALBA TURIST në Kopenhagë ,së bashku me disa bashkëatdhetarë nga Danimarka në formë të ndihmës,kanë dërguar një karrocë elektrike për në Komunën e Zhelines, e cila është dedikuar për zonjushen nga fshati Ceflik të Zhelinës Habibe Dauti. Faliminderojmë Zotin qe na dha mundesinë që të kontribojmë edhe kësaj radhe dhe të solidarizohemi me personat që kanë nevojë ndimën tonë.
Faliminderimi gjithashtu i takon edhe agjencionit Alba Turist në Kopenhagë për ndihmën e dhënë,të cilët njëkohësisht ,falas do ta transportojnë deri në vendëlindje karrocën në fjalë. Zoti i shpërbleftë të gjithë ata që në muajin e shejtë të Ramazanit të shtrojnë doren familjeve që kaë nevojë.
Shpërndaje artikullin në: