Me benzinë nuk ndalet zjarri!
Revolta e përgjithshme që kanë shkaktuar vendimet e fundit të Qeverisë VMRO-BDI dhe indiference e kësaj qeveria përballë krizës së përgjithshme që ka kapluar vendin, kërkon një angazhim edhe më të fuqishëm të forcave demokratike dhe të institucioneve më relevante në marrëdhëniet ndërkombëtare që t’i bëhet e qartë koalicionit qeveritar VMRO-BDI se ka perënduar koha e diktaturës!
Bashkimi Demokratik Shqiptar përshëndet angazhimin e përfaqësuesve të Misioneve të BE-së, NATO-s, OSBE-së dhe të SHBA-së në Shkup, për uljen e tensioneve ndëretnike në Maqedoni.
Autoritet qeveritare të Shkupit vazhdojnë të injorojë realitetin dhe në vend të uljes së tensioneve i hedhin benzinë zjarrit të mos tolerancës ndëretnike.
Të gjitha “debatet shkencore” të kurdisura nga logjika diktatoriale e VMRO-së dhe kërkesat drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar vlefshmërinë e këtij vendimi janë përpjekjet për të zhvendosur problemin politik në sfera tjera.
Këto manovrime politike nuk mund të ulin tensionet ndëretnike!Përkundrazi!
Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon me urgjencë që të anulohet vendimi i Qeverisë për imponimin e mësimit të maqedonishtes nga klasa e parë e arsimit fillor si parakusht i uljes së tensioneve ndëretnike;
Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon me urgjencë që BDI të shpall të pavlefshëm pjesën e programit të vet partiak ku si prioritet cakton “ mësimin e gjuhës së mjedisit nga klasa e parë e arsimit fillor”!
Vetëm në këtë mënyrë mund të jepen shenjat e para të uljes së tensioneve.
Në të kundërtën, përgjegjësia e situatës bije mbi ta!
Bashkimit Demokratik Shqiptar
Bardhyl Mahmuti
19 shkurt, 2010