O TË MJERË, KOSOVA ËSHTË “SHTET PREJ LETRE” VETËM PËR SERBINË KOLONIALISTE!
BAROMETRI DIPLOMATI-Prof.Dr.Mehdi HYSENI
*** Së pari, si çdo shqiptar me mendje, me zemër, me sjellje dhe me vepër të çiltër kombëtare dhe atdhetare shqiptare, edhe unë përfitoj nga rasti që, t’ia UROJ DVJETORIN PAVARËSISË SË KOSOVËS, e cila për mua është SHTET I LIRË DHE SOVRAN, jo kurrfarë “letre sheqerkash”, as “shtet i rremë”, siç po trumbetojnë propaganda dhe politika e shtetit dhe e Kishës së Serbisë me bishtat e tyre filoserbë në Serbi dhe jashtë saj, me qëllim që, Kosovën, sërish ta “shohin” në rezervatin kolonial të Beogradit. Mirëpo, me gjithë këtë dëshirë të tyre të shkretë shekullore, Kosova, tanimë, është bashkuar me Shqipërinë!****Së dyti, vetëm Serbia, serbomëdhenjtë, si dhe të gjithë armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të Kosovës dhe të shqiptarëve, e quajnë Kosovën “shtet prej letre” dhe “shtet të rremë”!
*** Së treti, është turp dhe absurd i madh, kur në disa masmedia elektornike, thënçin shqiptare, lexon paçavure amorale, aprofesisonale dhe antikombëtare shqiptare se kinëse Kosova na qenka “shtet prej letre”!?
Eh, po kësi “margaritari” helmues të opinionit publik shqiptar, njeriu mund të gjejë vetëm në masmediat serbe të Beogradit, askund tjetër!?
Pse, dhe nga polli një mendje e keqe dhe kundërproduktive në adresë të dezavuimit dhe të mohimit të identitetit të shtetit të Kosovës nga përfolësit dhe kokëtharët e ashtuqujatur politikë, se Kosova është vetëm “shtet në letër”?!
Në nxjerrjen e një përfundimi të tillë skandaloz, të gabueshëm dhe diletant politik kanë ndikuar këta tre faktorë kryesorë:
1) Indokrinimi nga ideologjia, nga propaganda dhe nga politika ditore serbomadhe e Beogradit;
2) Konsumimi i pavetëdojshëm dhe enrom i lajmeve dhe i informacioneve të huazuara dhe të përkthyera nga gazetat dhe nga masmediat elektornike serbe, të riprodhuara në faqet e disa masmediave dhe të gazetave në gjuhën shqipe në Kosovë dhe, jashtë Kosovës;
3) Hendikepi antiprofesional i injorantëve, që nuk kanë “haber”, të bëjnë dallimin midis nocionit “shtet” dhe nocionit “politikë”.
Si pasojë e ngrënies së tepërt të lajmeve dhe të informacioneve serbe, të transmetuara nëpër masemdiat e ndryshme shqipfolëse, injornatët filosrebë edhe kanë rënë viktimë e tyre, duke e qujatur Kosovën “shtet prej letre”!?
Sikur injorantët filoserbë, të kishin pasur njohuri të mjaftueshme teorike profesionale, nuk do të nxirrnin përfundimin e tyre diletantesk serb dhe proserb se Kosova “është shtet prej letre”, por do të pohinin se politika e shtetit të Kosovës “it doesn’t work right”.
Brenda këtij dyvjeçari të Kosovës së pavarur (17 shkurt 2008-17 shkurt 2010), kemi shkruar kritika të shumta në adresë të gabimeve dhe të metave të POLITIKËS dhe të titullarëve të saj, por JO KUNDËR EKZISTENCËS SË SHTETIT TË KOSOVËS, sepse çdo kiritikë e tillë, do të ishte infantile, e gabueshme dhe e pajusitifikueshme ngaqë shteti nuk është fajtor, por POLITIKA dhe POLITIKËBËRËSIT, që e drejtojnë shtetin e Kosovës.
Në këtë kontekst, qe 20 vjet e kemi kritikuar edhe POLITIKËN e Shqipërisë (1912). Mirëpo, kurrnjëherë nuk kemi pohuar se Shqipëria “është shtet prej letre” me gjithë gabimet dhe të metat e panumërta të POLITIKËS dhe të DIPLOAMCISË saj (1990-2010).
Prandaj, për t’i varrosur dhe davaritur përgjithmonë mendimet dhe përfundimet e tilla të zeza, amorale, joprofesionale dhe antishqiptare të “injornatëve universalë” filosrebë, filogrekë…etj., po ritheksojmë se, Kosova është shtet, edhe Shqiëria është shtet, por politikat e tyre kanë të meta dhe gabime, ashtu sikurse politika e të gjitha shteteve në botë. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se ato “janë shtete prej letre”, ashtu sikurse Kosova dhe Shqipëria që në asnjë kuptim nuk janë “shtete prej letre”.
Pra, po i rikujotjmë dhe, njëkohësisht po i korrigjojmë, edhe serbomëdhenjtë imperilaistë, si dhe bishtat e tij-kuislinglët naivët dhe diletantët filoserbë(me orekse dhe me sëmundje të ndryshme alergjike kronike patologjike kundër pavarësisë së shtetit të Kosovës) dhe të të gjithë armiqtë tanë, se KOSOVA DE FACTO DHE DE JURE ËSHTË SHTET , por politika e tij, kuptohet, ka edhe të meta ngase është në formim e sipër ngase “mosha” e tij është gjithësej dyvjeçare.
Së fundi, askush nga shqiptarët nuk e ka atë “drejtë diskrete” apo “demorkatike”, të pakufizuar dhe të pakontorolluar, që publikisht, ta “bindë” opinion shqiptar dhe serb, se Kosova “është shtet prej letre”.
Çdo gazetë, çdo masmedia elektronike dhe mjete të tjera inormative shqiptare, që publikojnë paçavure të ashtuqujatura kritike të paqëndrueshme, diletante dhe armiqësore krejt serbe dhe proserbe, se Kosova “është shtet prej letre”, ato duhet bojkotuar lexuesit shqiptarë, sepse ato janë kundër shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.
Secili shqiptar i vërtetë, që e ka në mendje, në zemër dhe, është i mishëruar me Kosovën shqiptare, parapëlqehet që, të mos mos i shfletojë dhe të mos i lexojë sajtet elektronike dezinformuese me shkronja shqip, me përmbajtje të përktheyra të lajmeve dhe të informacioneve të ndryshme serbisht të Beogradit, sepse ato ua prishin mendejn dhe zemrën, duke iu mashtruar, manipuluar, indoktrinuar dhe gënjzyrë, se Kosova “është shtet prej letre”= “plaçkë koloniale” e Serbisë!!!