Burmali Xhamia dhe fundi i politikes pakurrizore shqiptare ne Maqedoni
Musa Lamallari-Fundi i dekadës se shekulit XXI në Maqedoni po shkund elitën pakurrizore, narkomafioze, antishqiptare në Maqedoni. Askush nuk ka punuar më shumë kundër shqiptareve në Maqedoni sesa vet liderët e partive shqiptare në Maqedoni
Të gjithë janë përgjegjës që nuk mundën ta ndajnë politikën nga të tjerat veprimtari në Maqedoni. Realiteti i shqiptarëve në Maqedoni është ndryshe nga ai i shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë, ku politika lozë në fushat e veta sado që edhe atje politikanët kanë ende probleme me demokracinë dhe sistemin të cilin përpiqen ta përmirësojnë përmes institucioneve që kanë në disponim në shërbim të qytetarëve të tyre.

Ndërtimi i Burmali xhamisë po hedhë një të vërtetë të madhe në Maqedoni se dy partitë politike shqiptare PDSH dhe BDI janë të paafta në profesionin e tyre, ose, kur ulen në kolltuqet e qeverisë krejt informacionin që e marrin nga partnerët e tyre, i thonë: Amin! Pasi aty janë vetem figurativisht, kurse për të qenë aktiv krijojnë probleme tjera që janë jasht përgjegjësive të tyre, kështu që nuk është cudi që BFI për dështimet e tyre kolosale politike të bëhet “fajtor kujdestar”.
Këto dy parti përmes intrigave, rrenave dhe shpifjeve në konferenca shtypi dhe intervista te Alasati anti-islam po përpiqen të shfajsojnë veten nga papërgjegjësit e vendimmarrjeve politike duke hapur një front tjetër qe as vet nuk ja dinë as peshën se sa mund të jetë vetshkatrrues për vet ato dhe për shtetin ku ata i kanë kolltuqet. Në vend që të mirren me punët e tyre politike, të harmonizojnë qendrimet politike për cështjet që janë shumë të rëndësishme në Maqedoni, të sjellin ligje në Parlament për avancimin e të drejtave të shqiptarëve, të korrigjohen gabimet dhe të punojnë bashkarisht për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe për një barazi të plotë në Maqedoni, keta analfabetë politikë të dy partive kanë filluar të mirren me shpifje duke cenuar pa cipë dinjitetin e BFI, të teologëve dhe muslimanëve në përgjithesi.
Nuk është shumë e rëndësishme kush është në krye të BFI, me rëndësi është institucioni dhe lidhja e qytetarëve me këtë institucion. Por sulmet direkte në personalitetin e Sulejaman ef. Rexhepit, Reisit të BFI jane sulme që tregojnë dilentantizmin politik dhe paaftesinë e politikanëve pakurrizor shqiptar që gënjen turperisht dhe nuk janë në gjendje të ballafaqohen me problemet reale të shqiptarëve në Maqedoni. Të gjithë teologët, imamët, punonjësit fetar, përkrahësit e BFI brenda dhe në diasporë që kanë seder islame dhe kombëtare e dijnë se Reisi nuk ka kompetenca as të shes e as të bëj nderrimin e asnjë grimce pëllembe që është Vakuf pa pëlqimin e besimtarëve musliman, që janë pronarët kryesor të atij vakufi në një vend të caktuar.
Eshtë e vërtetë se në kohën e kralit serb, pastaj në kohën e regjimit komunist dhe në kohën e demokracisë pronat e muslimanëve janë uzurpuar, vakufet janë shkatrruar, janë djegur, por të gjitha këto veprime ogurzeza, cdoherë që janë paraqitur, kanë marr përgjigjen e merituar nga personalitetet e BFI dhe të muslimanëve edhe atëherë kur kjo kokëfortësi ka mund të paguhet nga ata edhe me jetë. Raste të tilla ka plotë në kujtesën e muslimanëve në Maqedoni. E keqja qendron gjatë dy dekadave të fundit kur partitë shqiptare, më konkretisht përfaqësuesit e tyre në qeveri kanë dhënë tokat shqiptare, ose pronat publike për të ngritur dicka njënacionale në Shkup që nuk ka as histori dhe as trashëgimi nga e kaluara. Në kohën e BDI-së, Agron Buxhaku ishte ministër i transportit që mundësoi në tokën e shtëpisë së nënës Terezë të ndërtohet objekt afarist. Në kohën e PDSH-së kemi marreveshjen e kufirit me Serbin dhe simbolin e kryqit në maje të Vodnes. Ka edhe shumë, shumë dështime tjera kolosale të dy partive. BFI dhe muslimanët nuk janë kundër kryqit, kundër aktiviteteve të KOM-it, por kërkojnë barazi, drejtësi dhe respekt të ndersjelltë kur në pyetje janë ndërtimet me simbole fetare. Ndaj partitë mos të mirren me punë të kota dhe sa here që do të tentojnë të krijojnë amulli në BFI me dezinformata do të hasin në rezistencë nga të gjithë teologët dhe muslimanët e Maqedonisë.
Kujtonie rastin e varrezave të Grupcinit në vitin 1998 dhe ndërtimin e autostradës Shkup – Tetovë dhe maskarenjëve të PDSH-së me protestë para BFI për ta sulmuar me genjeshtra kreun e BFI për qejfin e Xhaferit dhe Thacit, që ishin miqë të “bogosllavuar” nga VMRO në pushtet, kurse në atë kohë kreun e BFI e akuzonin se janë te afërt me PPD-n dhe duhet për shkak të kreut të saj të shkatrrohet institucioni shekullor në Maqedoni. Eshtë e vërtetë se BFI konform rregullave cdoherë ka kërkuar bashkëpunim dhe harmonizim të veprimeve me partitë politike shqiptare që kanë qenë në qeveri për t’i ecur punët përpara, për t’u ballafaquar me problemet reale dhe të cilat probleme i preokupojnë muslimanët e Maqedonisë, që njëherit këta musliman, janë trup votues edhe i këtyre maskarenjëve, që kur futen në qeveri bëhen më “papë se Papa”.
Sa qesharak është sot lideri i PDSH-së me deklaratat e tij për personin numër një të BFI, Sulejman ef. Rexhepi, i cili në vitin 2006, me kërkesën e kandidatit të PDSH-së, Agim Krasniqi, pranoi në Svillaren e Epërme edhe Xhaferin edhe Thacin, pasi këta dy patën pranuar gabimet e së kaluares në adresë të BFI dhe kundër personalitetit të Sulejman ef Rexhepit. Me një fare fjale popullore: morrën hallallik. Sot Thacin e kemi patetik, nervoz, në luftë kundër të gjithëve. Kjo ndryshe, sipas tij, do te thotë: nëse humbin shqiptarët nga Ballkani, faren duhet ta kërkojmë te gjeni i Menduh Thacit në Tetovë. Thaci sillet kështu se ka humbur dashurin me VMRO-n dhe padronin e tij Gruevskin pasi ky i fundit s’ka cka të shtrydh nga ai pasi nuk është i interesuar për flokët e thinjura të Menduh Thacit, duke i pasur floket e zeza të Ymer Selmanit dhe e ka më afër në Shkup. Ndaj Thaci më shumë bënë luftë kundër partisë së Ymer Selmanit sesa luftë kundër partisë së Ali Ahmetit në pushtet.
Thaci, deri dje mendonte se ishte i “bogosllavuar” i perjetshëm nga VMRO, merrte pjesë nëpër konferencat e tyre dhe në vitin 2006 si rezultat i “bogosllavimit” u fut në qeveri përkundër që partia e tij nuk kishte shumicën e votave shqiptare. Kurse në anën tjetër ndodhi një koincindencë që Sulejman ef. Rexhepi të rizgjidhet nga Kuvendi i BFI si Reis për të sjellë rend dhe për ta rikthyer autoritetin e humbur të BFI, pasi në kohën e pas luftës 2001 ,maskarenjtë e Ahmetit u përpoqën ta rrënojn në themel. Kjo rizgjedhje, te ata që nuk janë të njohur mirë me realitetin e BFI dhe organet e saj, u shit si marketing në favor të Thacit se tash e tutje ai ka fuqin për të zgjedh edhe Kryetarin e BFI. Sa qesharake, kjo punë.
Edhe më qesharak janë skoevcat e Ahmetit, i cili, ai vet rri i heshtur, gjuan gurin përmes të tjerëve, sic është rasti tani me Abduliqim Ademi, që të fshehen të gjitha mbrapshtitë qe po ju ndodhin shqiptarëve në Maqedoni, pasi vet maskarenjt e tij nuk i kuptojnë as ligjet kur partnerëet e tyre i sjellien në Prlament dhe në të shumtën e rasteve nuk e dijnë se për cka kanë votuar edhe vet. Ndaj, për të gjitha këto paaftesi të tyre, fajet, thonë ata, “i ka partia para nesh” ose BFI dhe Reisi, Sulejman ef Rexhepi, duke harruar misionin politik se ata janë në pushtet për t’i korrigjuar gabimet e atyre qe ishin para tyre dhe, nëse nuk mund të ndihmojnë BFI, le t’i mbajn larg hukamat e shpifjeve nga BFI se do mbesin thundrrina historike.
Mos u cuditni, kur keta pakurrizor nesër me Alasatin-anti-Islam do të përgatisin kurthe dhe shpifje tjera. Mos u cuditni nëse dëgjoni nga ata se BFI dhe Reisi, Sulejman ef. Rexhepi kane bërë pazarllëqe me Gruevskin që gjuha shqipe mos të jetë gjuhë e dytë zyrtare, papunësia, varferia e madhe e shqiptarëve, korrupcioni partiak nëpër institucione janë probleme që mbi koke ua ka sjellë Sulejman ef. Rexhepi, për mungesen e ujit që kanë fshatrat e Sharrit, e ku ujin e kanë mbi kokë me bollik fajet i ka Sulejman ef. Rexhepi, për futjen e maqedonishtes në klasat e para nëpër shkollat shqiptare është pazarllik i Sulejman ef. Rexhepit me Gruevskin, etj. Etj. Një ditë Reisi i BFI, Sulejman ef. Rexhepi nga këto dy parti do të akuzohet për problemet ekologjike, për prishjen e ekuilibrit të derrave të egër në Maqedoni, që po i vret vikendeve nëpër kodrat shqiptare që lozin si patetik, ose qent endacak që po prishin harmonin e femijëve, kurse perfektëve të komunave nuk u ha palla. O, Abduliqim Ademi, hajt shko and “leak asses” in Krusheviqka dhe mos rrej… se marre… Pse nuk e solle një letër në Alsatin anti-Islam, qoftë edhe të fabrikuar, që deri diku të të besojmë në të vërtetën tënde të hidhur, në plehrat artificial të Shemshovës. Vetëm qeveria mund të merr me dhunë ose bënë ndërrim vetëm me shantazhe.. Kurse ti je vete në atë qeveri. In other words “fuck off” se shumë shpejt ju do te jeni në taborrin e Kryqit dhe une me të tjerët i lidhur në taborrin e Ramadan Ramadanit dhe te Myftinise se Shkupit me abdest për Burmali xhaminë ne Shkup. Aty do të jetë ura e suratit për ty në zjarrin Havije.
Pse pikërisht sulmohet Reisi i BFI, Sulejman ef Rexhepi dhe imami i xhamisë Isa Beu, Ramadan Ramadani, kryetari i Keshillit inciativë për ndërtimin e xhamisë Burmali në shesh të Shkupit, nga patetiku, i pa cipë, i padurueshmi dhe shumë nervoz Menduh Thaci?
Sulejman ef. Rexhepi, është një personalitet me karakter të fortë, me eksperincë 4 dekadash në organet e BFI, ku gabimet e tij, (s’është me rëndësi nëse dikush nga teologët është lënë anësh, janë raste individuale dhe jo kolektive) janë shumë minore krahasim me rezultatet e tij që janë shumë të mëdha, sic janë thyerrja e tabu temave në vitet 70-ta në shoqërinë shqiptare në Maqedoni dhe fetfat e tij për edukim, arsimim dhe shkollim, organizimi i jetës fetare në Shkup dhe rrethinë nëpër të gjitha xhamitë, angazhimi i tij i sukseshëm me shokë dhe miqë për ndërtimin dhe hapjen e medreses Isa Beu në kohët më të vështira të viteve të 80-ta, në vitet e 90-ta imamët e kandidojnë dhe Kuvendi i BFI e zgjedh për të udhëheqë BFI ku poashtu rezultatet janë të shumta, sponzorues i simpoziumit “Shqiptarët e Maqedonisë” në vitin 1991, përkrahës i të gjitha inicitivave qytetare dhe i UT-së në Maqedoni, dërgimi i shumë studentëve në shkollim jasht vendit, stipendimi, prezentimi i dinjitetshëm i muslimanëve, me theks të vacant i shqiptarëve në takimet e tij në Turqi, Perëndim, në botën Arabe, ligën Islamike, në diasporën shqiptare, bashkëpunimi me organizatat e huaja, me korin diplomatik në Shkup, pritja e personaliteteve të mëdha, sic ishte presidenti i ndjerë i Turqise, Turgut Ozali e shumë të tjerë në zyret e BFI, pjesmarrës i shumë konferencave në Lindje dhe Perëndim, ndertimi i Fakultetit, i njohur si FSHI, renovimi, ndërtimi i shumë xhamive gjithandej Maqedonisë me vullnetin e pashterrshëm të qytetarëve të besimit Islam që janë të lidhur historikisht me këtë institucion. E kush mund te na numëron një rezultat të Menduh Thacit për dy dekada veprimi pervec mbijetesës së bishtit të tij politik për shkatrrimin e embrioneve te reja shqiptare? Mos t’i numerojmë se të gjithë ne i dijm mbijetesat e tij që më tepër kanë qenë preferenca të sigurimeve të birit e të dreqit që ka punuar tash një kohë të gjatë dhe jo rastesisht sot më shumë bënë lufte kunder Imer Selmanit sesa kundër Ali Ahmetit. Kur një Stojan Andov flet për të gjitha gabimet e së kaluarës dhe involvimin e sherbimeve serbe në Maqedoni, pse ky far Menduh Thaci nuk del haptazi te na flet se ka qenë i mbrojtur gjithnjë nga këto sherbime ogurzeza në Maqedoni?
Rikthimi i dytë i Sulejman ef. Rexhepit si Reis në BFI ka qenë rezultat i punës së tij të mëparshme, që të sjell rendin, dinjitetin dhe autoritetin në BFI dhe t’i largojë një herë e përgjithmonë nga luksi i vetëshkatrrimit disa thundrrina të Ali Ahmetit që i sulmonin teologët, duke i shtrirë për tokë me kallash me kamxhikun e pushtetit te tij, duke keqpërdor gjakun e pastërt shqiptar të rënë në luftën e vitit 2001. Reformat që janë bërë gjatë këtyre 4 viteve në organizimin dhe veprimet e BFI janë rezultate që askush nuk mund t’i anashkalon, janë reforma që nuk prekin parimet fundamentale Islame dhe reforma të përshtatshme sipas rrjedhës së kohës pasi Islami është fe për të gjitha kohrat. Perkujtojmë organizimin e Haxhit, relaksimin e marrdhenieve me gjitha grupet tjera fetare, organizatat tjera që kanë synim mirëqenien e qytetarëve te besimit Islam dhe të atyre që jetojnë në një nenqiell me ne.
Këto aktivitete i kanë ra në sy Menduh Thacit, njëjtë sic i kanë rënë në sy edhe aktivitetet e teologut Ramadan Ramadani për ndërtimin e xhamisë Burmali në sheshin e Shkupit. Eshtë pak e cuditshme kur Thaci e thote se “kryetari i BFI tash është fshehur si miu pas skutave”. Ketu ka një arsye, refuzimi i Sulejman ef. Rexhepit, që BFI të shfrytëzohet si instrument për qellime politike në favor të Menduh Thacit, që t’i kthehet “bogosllavia” në konferencat e VMRO-s ka ranë në sakicën e mprehtë të Reisit, Sulejman ef. Rexhepi, që afërsia e djeshme dhe temenaja e Menduh Thacit në Svillaren e Epërme nuk ka luajtur ndonjë rol që Reisi të lejoi BFI të përdoret si instrument për kriza politike në shërbim të një personi të pacipe që kalëron se mund ta rrëzojë qeverinë e Gruevskit kur t’i teket atij. Ndaj kreu i BFI nuk ka desht t’i komentojë theniet e tij perderisa nuk i ka degjuar nga goja e temenagjisë së tij Menduh Thaci. Reisi nuk ka nevojë t’i përgjigjet personave nervoz, patetik e as te mirret me dilentatizmin e tyre politik.
Por, një duhet ta kenë të qartë, Menduh Thaci dhe Sadi Bexheti, Arabati baba Teqe është pronë, vakuf i muslimanëve dhe jo i sektit apo grupeve të ndryshme, që mund të paraqiten kohë pas kohe në Maqedoni. BFI nuk është kundër bektashinjëve që janë minor në Maqedoni, është kundër mallverzimeve që mund të ndodhin në emër të tyre nga individ të papërgjegjshëm. BFI bekatshinjët, dervishët i konsideron si pjesë të veten dhe jo si të ndar nga muslimanët tjerë. Qeveria ka rekomanduar se në vitin 2012 tokat, patundshmërit do t’u kthehen komunave dhe problemi i Menduh Thacit sot qe ka ndërruar mendim qendron ne Arabati baba Teqe, por më vjen keq, që Ryker s’ka mjekerr dhe politika e jashtme e administratës amerikane është shumë me e madhe se sa dëshira personale e Sadi Bexhetit për ta uzurpuar Arabati baba Teqe bashkë me Thacin njëjte sikur morën me ca qindrak denarësh. pallatin Makedonija. Kurse une dhe teologu dhe miku im, Zekerija Idrizi nuk kemi nje qindrak pëllëmb toke për t’u kthyer sa për t’u varrosur në atdheun tonë.
Mbi të gjitha Neni 8 në Kushtetutën e Maqedonisë rregullon cdo gjë. BFI me kohë ka sugjeruar të ndryshohet ky Nen. BFI i konvenon ndryshimi i këtij Neni. Feja Islame nuk përcaktohet ne kufi, në komb, apo sekt, sic është rasti me KOM-in. Ose, pse nuk e ndryshuan këtë Nen partitë politike shqiptare në Parlament?
Nëse dikush ka punuar më shumë gjatë ketyre dy dekadave në Maqedoni janë muslimanët me BFI dhe rezultatet janë shumë evidente në të gjithë anët e Maqedonisë. Prandaj, BFI dhe Këshilli inciativë për ndërtimin e xhamisë Burmali kanë një mesazh të qartë për diletantin Thaci dhe eksponentët e skoevcit Ahmeti si laknaxhia Abduliqim Ademi se do të ndërtohet Burmali xhamia në shesh të Shkupit, nëse ndërtohet Kisha, që kurrë ska qenë, dhe rezidenca e re e BFI ne kalane e Shkupit.
Askush nuk i ka faj patetikut Thaci, të pakurrizorit Ademi, të paskrupulltit Ahmeti pse nuk kanë kuptuar profesionin e tyre dhe lozin politikë nëpër mahalla dhe sokake të Tetovës. Tërë potenciali i BFI do të vendohet në shërbim të Këshillit Iniciativë për ndërtimin e xhamisë Burmali dhe Ramadan Ramadani këtë detyrë të shenjtë do ta kryej me sukses me ndihmën e Allahut pasi abdesin e tij nuk mund ta prish qeni i Tetoves.
Kështu do t’i tregohet PDSH-së se kanë gabuar kur kane marr bogosllavim nga VMRO ne vitin 1998, pasi vetem kreu i BFI bënë bekim në emër të Allahut që Gruevski të jetë i drejt, pasi është kryeministër i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë dhe nuk mund të rrëzohet vetëm pse ju ka tek Menduh Thacit dhe Fazli Velisë. Kurse Abduliqim Ademit do t’i pergatitet padi penale për shpifje dhe dezinformata, njëjtë sikurse padin e ka Alsati anti-Islam për shpifjet e mëparshme në adresë të BFI. Kështu, dhasht Zoti, të jetë fundi i hallakamave që shqiptarët të përfaqësohen nga persona pakurrizor që rrinë në qeveri figurativisht për ta knaq distancën mes fytit dhe barkut, sic është rasti me maskarenjtë e Ali Ahmetit në qeverinë e Gruevskit.
Musa Lamallari
25 Janar 2010