Albin Kurti

Kosova i ngjan një teatri. Prandaj njerëzit nuk shkojnë aq në teatër. Qytetarëve nuk iu mungon teatri por realiteti.

Nëse teatri qëndron në opozitë me realitetin, atëherë e vërteta ndodhet në anën e teatrit. Rolet, detyrat dhe funksionet e njëmendta i kuptojmë nga teatri. Në vijim janë dhënë disa prej tyre. Mbase më kryesoret.

 Sado të shtypur, njerëzit mbesin pasivë kur struktura e padrejtësisë është e ndërlikuar. Teatri është fantazia që zbërthen realitetin.     

 

Ky nuk është pllakat që fton për shfaqje teatrale. Është afishe për të dalur prej shfaqjes.

 

 

Kosova – krizë e menaxhuar

(Shfaqet për çdo ditë. Vazhdimisht. Edhe atëherë kur flini.)

 

Regjisor i shfaqjes: Pieter Feith

Audicioni, trajnimi dhe kastingu për aktorët: Tina Kaidanow

Producent dhe skenari i adaptuar: Javier Solana

Ndihmës-skenarist: Martti Ahtisaari

Producent ekzekutiv: Yves de Kermabon

Rrëfimi origjinal: Richard Holbrook

Aktorët: Fatmir Sejdiu, Hashim Thaçi, ministrat dhe krerët e partive kryesore opozitare

Aktorë të tjerë profesionistë: politikanët që u bënë biznesmenë

Aktorë të tjerë amatorë: biznesmenët që u bënë politikanë

Aktorë nga një teatër dhe regjisor tjetër: strukturat paralele të Serbisë

Mysafirë specialë në skenë: Joseph Biden e Martti Ahtisaari

Statistë: ish të burgosurit politikë dhe ish ushtarët e UÇK-së

Suflerët e aktorëve: konsulentët e USAID-it, Arie Rabfogel, këshilltarët dhe analistët vendorë

Inxhinierë të zërimit të aktorëve: EULEX-i

Skenografia: ‘Think tanks’ të ndryshëm (si p.sh. ICG-ja)

Koreografia: Olli Rehn

Muzika: “Road to Nowhere” – Talking Heads

Dritat: Mediat, të cilat ndriçojnë aktorë të caktuar 

Kostumet dhe grimi: Agjencitë e marketingut (si p.sh. Saatchi&Saatchi)

Drejtor i teatrit: KFOR-i

Kryetare e bordit të teatrit: Hilary Clinton

Drejtor kreativ i teatrit: Ban Ki-moon

Audienca në sallë: deputetë të Kuvendit të Kosovës

Rregullator i zërit të audiencës në sallë: Jakup Krasniqi 

Disenjator i skenës: UNMIK-u

Mbikëqyrës në zhveshtore: OSBE-ja, KQZ-ja dhe Agjencioni Anti-korrupcion

Shpërndarësit e fletushkave njoftuese në hyrje të sallës: disa OJQ

Call boy: UNDP me Early Warning Report

Rojtarë te porta e teatrit: Policia e Kosovës

Mbikëqyrës të rojeve të teatrit: EULEX-i

Audienca para ekraneve televizive: qytetarët e Kosovës

 

Sponzor financiar: Buxheti i Kosovës, donatorët e huaj

 

Prishtinë, 2 korrik 2009

Albin Kurti