REAGIM

DECENTRALIZIMI NË BAZA ETNIKE ËSHTË I BARABARTË ME NDARJEN E KOSOVËS!

 Drejtuar: Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED);

Ministrisë së Puneve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

 Për dijeni: Institucioneve të Republikës së Kosovës.

  Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED) ka lëshuar Analizën Politike nr. 14, e titulluar “Kosova në udhëkryq: decentralizimi dhe krijimi i komunave të reja”.

Lëvizja Antikoloniale Shqiptare (LAKSH) konsideron si të papranueshme, konstatimet e KIPRED – it sa i përket procesit të decentralizimit,  pasojave e rezultateve të kësaj politike për integritetin territorial të Kosovës. KIPRED gabon në Analizën Politike 14, sepse pasi nxjerr një analizë korrekte të situatës, del me përfundime të shtrembërta duke folur përçart se decentalizimi gjoja integron serbët në strukturat shtetërore të Kosovës, dobëson kontrollin e Serbisë mbi institucionet paralele serbe dhe ndalon strategjinë e Beogradit për ndarjen e Kosovës.
ke , jashtë mashtrimeve dhe dezinformimeve antishqiptare serbo-ahtisariane dhe jashtë zhurmit propagandistik në përkrahje të një procesi të dëmshëm. Ata duhet të marrin në konsideratë se decentralizimi në baza etnike është sinonimi i serbizimit dhe i ndarjes në baza etnike që njëkohësisht janë variabla varëse të konceptit të shkëputjes së entitetit të formuar serb prej Kosovës, sipas formulës së mëposhtme :

 

DECENTRALIZIM ETNIK = SERBIZIM DHE NDARJE ETNIKE  à SHKËPUTJE E ENTITETIT SERB

 

Pra, modeli parashikues i menduar nga KIPRED-i është joreal.

Ne, shqiptarët në përgjithësi dhe LAKSH në veçanti, nuk jemi kundër decentralizimit, sepse kapitalizmi parashikon ndarjen e pushteteve e po të jesh kundër decentralizimit do të thotë të jesh centraliste. Por jemi e do të jemi kundër “decentralizimit” etnik, sepse ky krijon premisa shumë të rrezikshme për të ardhmën e paqen e rajonit.

Decentralizimi etnik, i parashikuar në ”pakon Ahtisaari”, është taktikë serbe për serbizimin e pjesës juglindore të Kosovës (me anë të një ndarjeje administrative artificiale që krijon barbarisht komuna me shumicë serbe), lidhjen e saj me pjesën veriore me anë të lidhshmërisë horizontale midis komunave serbe dhe përforcim të lidhjeve (kontrollit) me Beogradin për arritjen e qëllimit taktik të krijimit të një entiteti serb brenda Republikës së Kosovës, i kontrolluar nga Serbia. Dëshmi për këtë është dokumenti i Institutit Gjeopolitik të Beogradit të vitit 1998, që struktura inteligjente e Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH) e ka zbuluar dhe që tregon për kopjimin në indigo të modelit të kantoneve serbe (i projektuar nga ai instituti) në pakon e Ahtisaarit. Pas përmbushjes së objektivit taktik të ndarjes etnike, Beogradi do të avancojë drejt objektivit strategjik të shkëputjes së entitetit serb brenda Republikës së Kosovës dhe bashkangjitjes së saj me Serbinë, që bashkë me Republikën Srbska (tani në Bosnje) do të ndërtonte Serbinë e Madhe. Nuk ka asnjë tregues politik se Serbia nuk do të vepronte kështu, sepse ajo e di të bëjë plane dhe të ndajë detyra, plane të cilat duhet t’i ndalojmë që tani, duke stagnuar për vdekje procesin e decentralizimit etnik në Kosovë, pastaj duke iu kthyer planin si bumerang gjithë pushtuesve dhe kolonizatorëve, në favor të kombit shqiptar.

Lëvizja Antikoloniale Shqiptare urgjentisht i kërkon Republikës së Shqipërisë, që obligohet nëpërmjet Kushtetutës së saj (Neni 8) të mbrojë të drejtat kombëtare të shqiptarëve jashtë kufirit të Republikës së Shqipërisë:

të veprojë për të imponuar  zbatimin e decentralizimit etnik (dhe përcaktimeve të tjera privilegjuese për serbët në Kosovë) për shqiptarët të pushtuara dhe të kolonizuara nga serbët (të Kosovës Lindore), sllavo-maqedonët (të Luginës së Vardarit) dhe malazezët (të Malësisë), por kurrën e kurrës për serbët kolonialistë nga Kosova (shumica e tyre duke qenë pasardhës të atyre kolonizuesë që Beogradi i ka prurë në Kosovë për ta ndryshuar balancën etnike), që mund të kenë çdo të drejtë të përcaktuar në konventat evropiane për të drejtat e minoriteteve, por assesi nuk mund të konsiderohen dhe të trajtohen si popullatë e dorës së parë, duke u “përkëdhelur” me privilegje të jashtëzakonshme në të mirën e politikës nacional-agresive të Beogradit

 

 

Në emër të Kryesisë Qendrorë të Lëvizjes Antikoloniale Shqiptare (LAKSH),

 

Kryetari,

 

Prof.Ideal BOLETINI

Email: idealboletini@gmail.com

 Mitrovicë (Shqipëri Veri-lindore), 20 korrik 2009