Qëllimi është për të ndihmuar familjet me nevoja të ndryshme në Kosovë ,familje që jetojnë në varfëri të thellë .Ky do të jetë edhe  kushti themelorë për të ndërtuar një shtëpi për ta. Të sigurojmë një kulm mbi kokë për ta, duke sjellë dritë në jetën e tyre.

Ideja e themelimit të organizates.Ideja filloi si formë e një lajmëri në grupin e” Femrat Shqiptare në Suedi”, ku u shtrua kërkesa,se a është e mundur që të gjithë anëtarët të kontribojnë nga 100 korona suedeze(10 Euro), shumë e cila do të ndihmojë për ndërtimin e dy deri në tri shtëpive në Kosovë. Një inciativë e cila është mbështetur nga shumë bashkëatdhetarë dhe ka pasur shumë komente pozitive. Të gjithë filluan të kontribonë me një tempo të shpejtë.

 

Ne shpresojmë se vullneti i njerëzve te mirë është dhe do të jetë gjithmonë. Pas lajmërimit që u shpërnda, kemi formuar një grup që e përbëjnë nëntë femra dhe formuam grupin me të njëjtin emër . Kjo është bërë që të jemi sa më transparent. Ne e vlerësojmë mbështetjen dhe kontributin e të gjithëve. Nëntë femrat që kemi themeluar organizatën dhe e kemi strukturuar sipas regullave të cilëve duhet ti përmbahemi.

Bordi i përbërë nga nëntë femra,ka përvojë të mirë në këtë fushë , ashtu që secili nga ne,ka ndërmarrë iniciativa të ndryshme dhe ka shprehur interesim për të ndihmuar. Ne,anëtarët e kryesisë së bordit (organizata “Femrat Shqiptare në Suedi-Ndertojnë Shtëpi”) nuk njihemi nga më herët me njëra tjetrën , por e kemi vullnetin e plotë për të ndihmuar.

Pse ne kemi zgjedhur për ta emëruar organizatën kështu “Femrat Shqiptare ne Suedi – Ndërtojnë Shtëpi” – Sepse ne konsiderojmë se ky është momenti i duhur që ne femrat duhet të aktivizohemi. Ne mundemi edhe vet,sikurse edhe më herët dhe kështu do të jetë gjithmonë.

 

Është koha për të bërë ndryshime ashtu sikurse i kemi bërë gjithmonë,por të jemi te qartë se kjo inciativë është ndërmarë nga femrat,të cilat aktivitetet e tyre janë duke i përfunduar me shumë sukses.

Ne nuk përjashtojmë askend që të japë kontributin e tij në organizatën tonë, vajza, gra, djemë dhe burra,te gjithëve ju mirëpresim me kontributin tuaj. K’te projekt do ta bëjmë së bashku sepse bashkë jemi më të fortë.

Kemi dëshirë që kjo organizatë të rritet sa më shumë që të kemi mundësi t’ju ndihmojmë sa më shumë familjeve në nevojë. Së bashku jemi më të fortë.

Ju faleminderojmë të gjithëve që kan kontribuar deri me tani.

Per ata që jetojnë në Suedi,mundeni të kuntriboni në Swedbank,konto nr.123 535 1184 ose në bankgiro 5091-7319.

ban nr

Për më shumë informata,na ndiqni në facebook tek faqja “sveriges albanska brudar bygger hus” .

Pershendetje nga bordi i “Femrat Shqiptare në Suedi-Ndertojnë Shtëpi”

Albina Latifaj
Kadrije Tahiraj
Mira Gerxhaliu
Edona Sejdija Heta
Lindita Bajrami
Arta Krasniqi
Ilirijana Asani Gjerqek
Labeata Shala
Arlinda Blakqori