Duhanpirësit i heqin vetes 10 vjet jetë
Dëmet e duhanit janë më të mëdha se sa i kemi menduar, thotë një hulumtues australian. Por, lajmi i mirë është që ata të cilët e ndërpresin pirjen e duhanit në moshën njëzetë ose tridhjetë vjeçare, e mënjanon rrezikun deri ne 90 % në krahasim me ata që nuk e kanë pirë kurrë atë.“Sipas zbulimeve të sotme, dy të tretat e të vdekurve nga radhët e duhanpirësve e kanë pikërisht duhanin si shkaktar”, thotë eksperti Emily Banks. Profesori Banks ka udhëhequr një studim, ku kanë marrë pjesë më shumë se 200 mijë australianë mbi moshën 45 vjeçare dhe i cili ka gjetur se duhanpirësit ia shkurtojnë jetën vetës për rreth dhjetë vjet.