Dosja e parë e Prokrurorisë Speciale e quajtur “Titanik” godet figurat kyçe të partive aktuale në pushtet VMRO-DPME dhe BDI. Manipulimet zgjedhore janë pjesë e krimit, që do të zbardh të vërtetën e manipulimeve dhe zgjedhjeve kriminale në Maqedoni gjatë viteve të fundit. Rastet pa emër dhe mbiemër të bëra publike sot në konferencën me gazetarët nga ana e Prokurorisë Speciale drejtojnë gishtin e përgjegjësisë penale tek emra dhe mbiemra të njohur të dy partive në pushtet, të cilët do të deshifrojnë ciklin kriminogjen zinxhiror të zgjedhjeve dhe krimeve të tjera. Gjatë orëve të fundit pritet të pasojnë arrestimet e para, pas prangosjes së kryetarit të komunës së Pustecit të Shqipërisë, Edmond Temelko, i cili ndërlidhet me krimin e organizuar zgjedhor me votuesit shqiptarë nga Shqipëria, të cilët të deklaruar si maqedonas janë pajisur me dokumente false.

Prokruoria Speciale e udhëhequr nga Katica Janeva ka mbështetjen e fuqishme të aleatëve ndërkombëtarë. Ndërsa një protagoniste e rrënimit të “Titanikut” kriminogjen sot ishte prokurorja shqiptare Fatime Fetai, e cila është një shpresë e rikthimit të drejtësisë