Borxhi i jashtëm i Kosovës, 1.5 miliard euro

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar se borxhi i jashtëm bruto i Kosovës, i cili përfshin borxhin privat dhe borxhin publik, në fund të qershorit 2013 kishte arritur vlerën 1.5 miliard euro, 9 % më i lartë sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. “Borxhi publik ka një pjesëmarrje të ulët në gjithsej borxhin e jashtëm bruto (394.8 milionë euro apo 26 % e borxhit të jashtëm bruto)”, është thënë në raportin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), i publikuar për statistikat e sektorit të jas
Sipas raportit, pjesa më e madhe e borxhit publik përbëhet nga borxhi i jashtëm i Qeverisë, i cili në fund të qershorit 2013 ishte 331.1 milionë euro. Rritja e borxhit qeveritar kryesisht i atribuohet kredisë nga FMN-ja në kuadër të programit “StanBy” që Kosova ka me FMN-në. “Borxhi i sektorit privat, i cili në fund të qershorit 2013 shënoi vlerën prej 1.1 miliard eurosh, përbën 74 % të borxhit të jashtëm bruto të Kosovës. Pjesa më e madhe e borxhit privat është në formë të kredive ndërmjet kompanive që janë në relacion të investimeve të huaja direkte (612.4 milionë euro) e pasuar nga huamarrjet e bankave komerciale (183 milionë euro)”, është thënë në raport, sipas të cilit, sektorët e tjerë të ekonomisë (institucionet financiare jobankare, korporatat jofinanciare, organizatat joqeveritare dhe ekonomitë familjare), në fund të tremujorit të dytë të vitit 2013 kanë pasur një borxh bruto prej 324.1 milionë eurosh. “Në këto kategori dominojnë kreditë tregtare të kompanive kosovare importuese të mallrave”, ka njoftuar BQK-ja.