hekurudhaNjë vajzë ukrainase humbi jetën pasi u shtyp nga treni, teksa kryente marrëdhënie seksuale me të fejuarin mbi binarë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, në rajonin Zaporozhia në Ukrainë, kur të rinjtë në gjendje të dehur ishin shtrirë mbi shina duke mos u shqetësuar aspak për trenin që po u afrohej. 

BW transmeton se sipas mediumeve lokale, vajza ka vdekur në vendngjarje, ndërsa djali ka humbur të dyja këmbët. “Ishim në shtëpinë e disa miqve tanë dhe pasi dolën që aty nuk mundëm t’i rezistonin pasionit dhe vendosëm të bënim dashuri mbi shina”, tregoi djali.