oktoberfestMünchen- Deri më tash janë pirë 3.5 milionë fuçi të vogla birre dhe janë ngrënë 600 qe të pjekur ndërsa ka kaluar vetëm gjysma e festës. Bëhet fjalë për Oktoberfest ose festen e birrës, që konsiderohet me e madhja në botë.Bilancin e ka bërë shefi i festës, Reiter, i cili është shprehur plotësisht i kënaqur me rrjedhën e deritashme të festës, të cilën e kanë vizituar 3 milionë e gjysmë njerëz. Tendat e birrës kësaj here nuk kishte nevojë të mbylleshin. Kjo ka ndodhur pasi që gjatë gjithë kohës ka mbajtur mot i mirë dhe vizitorët kanë mundur të kënaqeshin nën qiellin e hapur.
Por do të jetë interesante finalja e festës, ka thënë Reiter, transmeton Albinfo. Duke pasur parasysh se të enjten e javës së ardhshme në Gjermani është festa e ribashkimit, organizatorët presin edhe një fluks tjetër të madh në Wiesn, vendi i njohur ku mbahet festa, në München të Gjermanisë