EVROPË, MOS E “SERBIZO” EVROPËN!
BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI
*** Diskriminimi dhe diferencimi i shqiptarëve në Ballkan nga sistemi i liberalizimit të vizave, spas propozimit të Komisionit Evropian, është akt antihuman, antiligjor dhe antidemokratik, që u rikujton shqiptarëve padrejtësitë e hidhura dhe tragjike shekullore të Evropës së viteve 1878; 1912-1913; 1919 etj.
*** Liberalizimi i vizave për qytetarët e Serbisë, të Malit të Zi dhe të Maqedonisë, është edhe një problem më shumë për BE-në, veç problemeve ekzistuese të saj, siç janë: (1) procesi i zgjerimit për të gjitha vendet ballkanike; (2) Marrëveshja për miratimin e Kushtetutës së Lisbonës; (3) kriza financiare globale; (4) çështja e ndryshimeve të klimës dhe të ambientit etj. me karakter dhe me peshë ndërkombëtare.
*** BE-ja nuk duhet të nxitojë në liberalizimin e vizave shteteve sllave të Ballkanit. Para së gjithash, nuk duhet ta ketë si objektivë prioritare heqjen e regjimit të vizave për shtetasit serbë, sepse Serbia nuk ka dashur ta dëgjojë Evropën, as Amerikën, por Kishën Ortdokse Serbe, e cila me ndihmën e saj morale, religjioze, politike dhe propagandistike direkt dhe indirekt ka ndikuar që shteti serb me në krye S.Milosheviq, t’i kryejë tre agresione të njëpasnjëshme kundër Kroacisë, kundër Bosnjës dhe kundër Kosovës. Një veprim i këtillë i përbashkët shtetëror-kishtar ishte në funksion të rikrijimit dhe të rizgjerimit territorial dhe hapësinor të Serbisë së Madhe, të bauar në Platformën e njohur nacional-lebensraum të Ilia Garashaninit (1844).
Sikur Serbia t’i kishte dashur, t’i kishte çmuar dhe t’i kishte respektuar vlerat kulminante civilizuese dhe demokratike të Evropës Perëndimore, ajo nuk do t’i kishte kryer tre gjenocide në zemër të Evropës Perindomre kundër Kroacisë, kundër Bosnjës dhe kundër Kosovës (1990-1999), por do të kishte qenë në anën e mbrojtjes dhe të respektimit të vlerave humane, demokratike dhe paqësore të Evropës Perëndimore dhe të Amerikës, si rrjedhim do ta shpëtonte nga lufta vetën e saj, si dhe shtetet e tjera fqinje, të të cilave ua imponoi luftën agresive dhe gjenocidale vetëm për shkak të zgjerimit të kufijve territorialë dhe shtetërorë të Serbisë së Madhe në dëm të territorit dhe të popujve të Kroacisë, të Bosnjës dhe të Kosovës.
Edhe pas kryerjes së krimeve të gjenocidit, sikur Serbia, ta kishte pasur synim real Evropën e sotme, ajo do t’i kishte pranuar të të gjitha veprat e saj kriminale dhe gjenocidale, të kryera ndaj Kroacisë, ndaj Bosnjës dhe ndaj Kosovës. Mirëpo, meqë për krimet e tilla, të dënueshme sipas së drejtës humanitare ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara, Serbia, deri tani, nuk ka dhënë kurrfarë përgjegjësie morale dhe ligjore, kjo kursesi nuk mund të jetë pjesë e BE-së, as e OKB-së, as e OSBE-së. Edhe pse, për këtë nuk është fajtore vetëm Serbia, por OKB-ja së bashku me BE-në dhe OSBE-në, të cilat Serbinë dhe Malin e Zi i kanë amnistuar në kunëdrshtim flagrant me të gjitha normat dhe rregullat e së drejtës ndërkombëtare, me dispozitat e Kartës së OKB-së, me Aktin Përfundimtar të Helsinkit të KSBE-së(1975) etj.
Serbia me hipotekë dhe me recidiva të Slobodan Milosheviqit nuk e ka vendin në Evropën Perëndimore demokratike, por në sferën e interesit sllav të aleancave mesjetare ballkanike!
Derisa Serbia kolektivisht, sipas së drejtës ndërkombëëtare, nuk paguan llogarinë për të tre gjenocidet e kryera në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë(1990-2009), ajo nuk mund të jetë kurrfarë anëtari legal, e as anëtar-shok i strukturave përkatëse integruese të Bashkimit Evropian (BE), edhe pse, pa asnjë të drejtë ligjore, është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe e Orgnaizatës së Sigurisë dhe Bashkëpunimit Evropian.
Si mund të bëhet liberalizimi i sistemit të vizave të BE-së për nënshtetasit e Serbisë, të Malit të Zi, kur këto dy shtete ende nuk i kanë spastruar problemet me kriminelët e luftës së tyre gjenocidale ndaj Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës, kur këto dy vende ende nuk i kanë zgjidhur konflikttet territoriale me shtetet fqnije, siç janë Kroacia, Bosnja dhe Shqipëria?
Si mund të bëhet liberalizimi i vizave për shteteasit e Serbisë, kur politika serbe ka ngeluar po ajo e regjimit recidivist të Slobodan Milosheviqit, e pareformuar dhe e pademokratizuar, e cila po i diskriminon, po i arreston, po i troturon, po i burgos dhe po i vret shqiptarët në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë, vetëm pse ata me të drejtë po i kërkojnë të drejtat e tyre kombëtare dhe politike?
Si mund të bëhet liberalizimii vizave për qytetarët e serbisë, kur Serbia ende po eksporton terrorizëm dhe akte të ndryshme të ndërhyrjes subversive për ta destabilizuar Kosovën?. Këtë para së gjithash, e dëshmon edhe destabilizimi permanent i Kosovës veriore (së bashku me gjysmën e qytetit të Mitrovicës), ku sundojnë ligjet, kushtetuta, politika, propaganda, financat e Serbisë (1999-2009)?
Si mund të bëhet liberalizimi i vizave për shtetasit serbë, kur Serbia, edhe pas njohjes ndërkombëtare të Kosovës, direkt edhe indirekt po përzihet në çështje të brendshme të Kosovës, duke insistuar që atë ta rikthejë nën sundimin e saj kolonial të dikurshëm (1912-1999)? Këtë e provon edhe Kushtetuta e Serbisë së vitit 2006 sipas së cilës “Kosova është pjesë integrale e Serbisë”; ankesa e Serbisë drejtuar Gjaktës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për të vlerësuar statusin juridik ndërkombëtar të Kosovës, të njohur nga 62 shtete të bashkësisë ndërkombëtare; ushtrimi i trysnisë së propagandës, së politikës së jashtme dhe të diplomacisë së Serbisë te një numër i madh i shteteve arabe, afrikane, aziatike dhe të Amerikës Latine, që të mos e njohin ndërkombëtarisht pavarësinë e Kosovës. Gjithashtu, qeveria , presidenca, ministria e Jashtme e Serbisë përmes mekanizmave të tyre shtetërorë dhe, në veçanti përmes kryediplomatit serb, Vuk Jeremiq, po bëjnë presion të vazhdueshëm, edhe te një numër i madh i shteve të bashkësisë ndërkombëtare, të cilat, tanimë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, në mënyrë që ato t’i rishikojnë vendimet e tyre të “gabuara” dhe “joligjore” sipas së drejtës ndërkombëtare, me rastin e njohjes së Kosovës si subjeklt juridik ndërkombëtar.
E di Evropa e Havier Solanës se sa është numri i agjentëve të ndryshëm (policë, paraushtarakë, ushtarakë dhe të sigurimit) sekret në Kosovë, të përqëndruar kryesisht në enklavat serbe, si dhe fshehurazi veprojnë, edhe në të gjitha mjediset shqiptare të Kosovës?
E di Evropa e Havier Sollanës se sa ka përparuar Serbia në fushën e respektimit të drejtave dhe lirive të minoriteteve të ndryshme në Serbi, siç janë shqiptarët e getoizuar në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë; hungarezët, kroatët dhe minoritetet e tjera joserbe në Vojvodinë, si dhe myslimanët boshnjakë-shqiptarë në Sanxhak.?
E di Evropa se në çfarë shkalle realiste ka ndryshuar Serbia në ndryshimin e rrethanave refomruese dhe modernizuese të sistemit të saj ekonomiko-politik dhe shoqërorr, kur këtë e provon edhe prapambeturia dhe stangimi i saj 30-vjeçar tekniko-teknologjik, ekonomik, juridik dhe kushtetues në krahasim me Evropën e integruar, të modernizuar dhe të demokratizuar perëndimore?
Është e vetëdijshme BE-ja e Havier Solanës se, liberalizimi i vizave ndaj Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, do të thotë edhe një problem shumë të madh, shumë serioz dhe shumë kompleks për Evropën e bashkuar Perënidmore, sepse do të vërshojnë me qindra e mijëra serbë, malazezë e maqedonë qoftë si armatë e papunë, qoftë si biznismenë të korruptuar, qoftë si mafiozë të ndryshëm, qoftë si eksportues të krimit të organizuar, individual dhe grupor deri në instanacat më të larta korrupcioniste të shteteve të tyre, të dëshmuara për krim, për terrorizim dhe për kontrabandizëm ndaj popujve fqinj ballkanikë dhe ndaj Evropës së civilizuar dhe demokratike.
Evropa nuk ka asnjë nevojë për “importimin” legal të qindra e mijërave sllavëve të papunësuar ballkanikë (serbë, malazezë dhe maqedonë), sepse ka me miliona shtetas të vet të papunësuar. Si rrjedhim, liberzalizimi i vizave Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, do të ishte një padrejtëasi e madhe ndaj evropianëve, sepse do të detyroheshin që nga xhepi i tyre i hollë, të ndajnë të ardhura dhe ndihma të tjera humanitare për serbët, për malazezët dhe për maqedonët e papunësuar, të “importuar” nga Bashkimi Evropian.
Duke qenë se Evropa po ballafaqohet me mjaft probleme sociale, ekonomike dhe të papunësisë, si dhe me krizën globale financiare botërore etj., Këshilli i Ministrave të BE-së, që do të mblidhet në nëntor ose në dhjetor 2009, duhet të hudhë poshtë propozimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave të shtetasve të Serbisë, të Malit të Zi dhe të Maqedonisë, sepse nuk është me kurrfarë inetresi për Bashkimin Evropian, veç
Vetëm një Serbi e re, e konceptuar, e përfaqësuar dhe e drejtuar nga liberal socialdemokratët Nenad Çanak, Natasha Kandiq, Sonja Biserko…,etj., do të kishte shans historik për të hyrë në BE! Ndryshe, kjo Serbi e garnituës “proevropiane”(me ambicie dhe pretendime territoriale ndaj Kosovës) Tadiq-Cvetkoviq-Daçiq-Jeremiq, vetëm se do të ishte edhe një problem më shumë për BE-në e Havier Solanës.
Pavarësisht nga dëshira, nga subjektivizmi dhe nga jorealizmi i BE-së, kjo Serbi me bagazh hipoteke dhe me recidiva të politikës së pareformuar në themel të institucioneve dhe të organeve të ish-regjimit terrorist dhe gjenocidal të Slobodan Milosheviqit (ligjërisht dhe moralisht), nuk e ka vendin as në OKB, as në BE , as në NATO e as në OSBE, iu pëlqeu kjo, apo jo drejtuesve aktualë të shtettit të Serbisë, siç janë: Boris Tadiq (president), Miodrag Cvetkoviq (kryeministër), Ivica Daçiq (nënkryeministër dhe ministër i Policisë) dhe Vuk Jeremiq (ministër i Jashtëm).
Si për liberalizimin e regjimit të vizave, të marrëveshjeve të ndryshme tregtare ekonomike, si dhe të përgatitjes së kandidaturës të Serbisë për të hyrë në Bashkimin Evropian (BE), duhet të krijohet një Serbi plotësisht e re në kuptimin reformues demokratik, legjislativ, politik, kushtetues, ekonomik, decentralizues etj.
Ndër kushtet elementare dhe thelbësore, që duhet t’i përmbushë Serbia për t’u inkorporuar në të gjitha strukturat dhe nivelet e BE-së, janë këto, si vijon:
(1) Reforma kushtetuese. Patjetër, duhet të ndryshohet Kushtetuta e Serbisë në fuqi, e vitit 2006, sepse ndër difektet kryesore të saj, është edhe klauzola, ku thuhet se “Kosova është pjesë e Serbisë”, gjë që kjo nuk është e vërtetë, sepse Kosova është e pavarur dhe e shkëputur nga Serbia, që nga qershori i vitit 1999. Këtë e provon edhe njohja e saj prej 62 shteteve të bashkësisë ndërkombëtare, duke llogaritur 23 shtete të BE-së dhe Shtetet e Bashkuara si superfuqi botërore.
(2) Në favor të këtij konstatimi janë edhe këto argumente të kryetarit të Vojvodinës, Shandor Ergesh, i cili me plot të drejtë ka konstatuar se: “ Nëse Serbia ka qëllimin strategjik që të hyjë në Unionin Evropian, atëherë, kjo, menjëherë, duhet ta ndryshojë Kushtetutën ekzistuese në fuqi, e cila nënkupton edhe decentralizimin thelbësor dhe decentralizimin shtetëror, sepse nuk është në përputhje me standardet evropiane.” (Beta,15.07..2009).
Gjithashtu, në favor të ndryshimit të Kushtetutës së Serbisë, u deklarua, edhe kryetari i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Çanak, duke theksuar se: “Serbia, duhet ta ketë kushtetutën e re, e cila , do të ishte me karakter evropian, sipas së cilës do të bëhej decentralizimi dhe modernizimi i plotë i shtetit. Vetëm Kushtetuta e re, do të ndihmonte decentralizimin dhe demokratizimin thelbësor të Serbisë. Ndryshe, Serbia nuk do të mund të funksionojë me Kushtetutën e vitit 2006.” (beta, 15.07.2009).
(3) Reforma rrënjësore e liberlizimit dhe e demokratizimit të institucioneve pilitiko-shtetërore, duke u spastruar radikalisht nga të gjitha recidivat e politikës së ish-regjimit të Serbisë së Sllobodan Milosheviqit. Vetëm krijimi I orgnave dhe i institucioneve të reja mbi baza ligjore dhe demokratike, në saje të miratimit të një kushtetute të re demokratike evropiane, do të mund të vinin në shprehje forcat dhe subjektet e reja politike dhe shtetërore pa asnjë hipotekë në Serbi. Këtë lloj decentralizimi politik, administrativ dhe territorial e duan dhe e mertiojnë të të gjithë qytetarët e Serbisë, në mënyrë që të shkëputen nga e kaluara e hidhur e sistemit totalitarist komunisto-fashist të Slobodan Milosheviqit (1989-2001).
Kështu, ka deklaruar edhe kryetari i Kuvendit të Vojvodinës, Shandor Ergesh: “Të gjithë qytetarët dëshirojnë jetë normale, mirëpo, ende nuk ka kurrfarë decentralizimi për shkak se mungon gatishmëria dhe vullneti politik i elitës intelektuale politike dhe ekonomike shtetërore të Beogradit, e cila me fanatizëm po i ruan pozicionet e veta, përkundër ekzistimit të nevojës jetësore për rajonizimin dhe decentralizimin e shtetit të Serbisë. Mirëpo, ne qytetarët e Vojvodinës, do të luftojmë me të gjitha mjetet demokratike, që i kemi në dispozicion për të fituar më shumë liri dhe të drejta sesa që i kemi tani.”(Beta, 15.07.2009).
Veç këtyre observimeve serioze lidhur me “gropat ligjore” të sudimit të drejtave dhe të prirjeve anditemokratike dhe burokratike në Serbi, e dëshmon edhe ky shembull drastik i sjelljes cinike dhe shpërfillëse të “demokratit proevropian” –presidentit të Serbisë, Boris Tadiq ndaj kërkesë së ligjshme sipas detyrës së kryetarit të Kuvendit të Vojvodinës, Shandor Ergesh, i cili, thotë se : “ Tanimë qe 10 muaj pret ta pranojë në zyrën e Prersidencës së tij në Beograd, presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, me gjithë ushtrimin e pesë kërkesave zyrtare të deritashme, drejtuar Kabinetit të tij.”(Po aty, beta, 15.07.2009).
Vetëm ky rast drastik i injorimit të kryetarit të Kuvendit të Vojvodinës, Shandor Ergeshi nga ana e presidentit Boris Tadiq dhe nga kabineti i tij, është argumenti më i fuqishëm, se në çfarë stadi të “lartë funksion demokracia proeropiane” dhe se, në çfarë “shkalle të lartë” është demokratizuar dhe ka përparuar Serbia ndaj “përmbushjes së standardeve evropiane” për të aderuar në mekanizmat integrues ekonomiko-politikë dhe demokratikë të BE-së.!?
Ndërkaq, kur është fjala për zbatimin e reformave ekonomike, as që mund të bëhet fjalë për ndonjë përparim serioz të Serbisë, sepse dihet që, gjatë 30 vietve të shkuara, nuk ka kurrfarë zhvillimi tekniko-teknologjik dhe ekonomik modern, sepse teknologjia e saj, është plotësisht e vjetëruara dhe, në asnjë segment nuk korrespondon me zhvillimin dhe me përparimin e teknologjisë moderne evropiane dhe ndërkombëtare.
Me një fjalë, BE-ja deklarativisht, mund ta favorizojë dhe ta “jusitfikojë” blanko Serbinë, kinëse ajo ka shënuar aq zhvillim dhe përaprim në kuptimin e reformimit të standardeve dhe të vlerave demokratike, politike dhe ekonomiko-shoqërore, si dhe në fushën e respektimit të drejtave dhe të lirive të njeriut, sa për t’ia hapur dyertë edhe liberalizimit të vizave qytetarëve të saj. Mirëpo, në kuptimin e zbatimit praktik dhe të rezultateve konkrete, Serbia, ashtu sikurse Mali i Zi dhe Maqedonia nuk kanë bërë asnjë hap pozitiv (ashtu siç parashikojnë standardet dhe ligjet e parashikuara të BE-së) drejt zhvillimit të reformave konkrete të liberalizimit dhe të demokratizimit të shoqërisë së tyre.
Kjo është ndër arsyet kryesore pse Bashkimi Evropian, duhet të hudhë poshtë propozimin e Komisionit Evropian për heqjen e vizave Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, duke filluar që nga 1 janari 2010.
Arsyeja tjetër, derisa Shqipërisë dhe Kosovës, të mos u heqen vizat, Bashkimi Evropian nuk ka asnjë argument të vlefshëm ligjor, humanitar dhe demokratik, që Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë, t’i “amnistojë” nga regjimi i vizave.
Tirana dhe Prishtina urgjentisht, të hudhin poshtë propozimin diskriminues dhe diferencues të Komisionit Evropian ndaj shqiptarëve në Ballkan!
Nëse, do të ndodhte një anomali dhe padrejtësi e këtillë ndaj shtetasve të Kosovës dhe të Shqipërisë, s’ka asnjë dilemë se kjo politikë e gabuar e Komisionit Evropian, përkatësisht e BE-së, do të ndikonte negativisht në marrëdhëniet e përgjithshme me Shqipërinë dhe me Kosovën.
Përjashtimi i shqiptarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë nga propozimi i Komisionit Evropian për liberalizimin e regjimit të vizave, është i paparanueshëm dhe plotësisht AKT DISKRIMINUES edhe sipas standardeve të BE-së, edhe sipas atyre të së drejtë ndërkombëtare.
Për këtë AKT DISKRIMINUES antihuman, antiligjor dhe antidemokratik të Komisionit Evrpian, duhet të reagojnë si qeveria dhe kuvendi i Shqipërisë, ashtu edhe qeveria dhe kuvendi i Republikës së Kosovës, duke iu drejtuar me memorandumet e tyre me shkrim Këshillit të Ministrave të BE-së, që automatikisht, ta hudhin poshtë propozimin invalid të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për shtetasit e Serbisë, të Malit të Zi dhe të Maqedonisë, pa përfhsirjen e shtetasve të Shqipërisë dhe të Kosovës.
Ose për të gjitha shtetet e “Ballkanit Perëndimor” liberalizim i vizave, ose për asnjë prej tyre. Kjo do të ishte parimësia, drejtësia dhe demokracia e Bashkimit Evropian. Ndryshe, Tirana dhe Prishtina zyrtare nuk duhet pranuar kurrfarë alternative tjetër në formë ultimatumi nga ana e Havier Solanës, Zhak Baro-s dhe Oli Renit, se Shqipëria dhe Kosova “ende nuk i plotësojnë kushtet e parashikuara teknike” për liberalizimin e sistemti të vizave, sipas agjendës së përshtypjes dhe, njëanshmërisë së tyre politike dhe diplomatike.
Nëse qeveria e Tiranës dhe e Prishtinës, që tani nuk reagojnë për të hudhur poshtë propozimin diskriminues të Komisionit Evropian, i cili shtetasit shqiptarë të Kosovës dhe të Shqipërisë i ka përjashtuar nga liberalizimi i regjimit të vizave, atëherë, s’ka dyshim se në sesion e ardhshëm të Këshillit të Minisrave të BE-së, që do bëhet në nëntor ose në dhjetor 2009, do të miratohet një propozim i tillë i KE-së. Mirëpo, krahas KE-së, BE-së, fajin dhe përgjegjësinë për aprovimin eventual të propozimit të tillë dislriminues dhe diferencues vetëm të shqiptarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës në Ballkan, do ta mbajnë titullarët dhe institucionet përkatëse shtetërore të Tiarnës dhe të Prishtinës, jo Beogradi, Podgorica dhe Shkupi.