kroatiaBashkimi Evropian ka kërcënuar Kroacinë me sanksione, për shkak të disa amendamenteve kontroverse në ligjin e saj të ekstradimit.Komisarja për Drejtësi e BE-së, Viviane Reding, ka thënë se aderimi i Kroacisë në zonën Schengen mund të vihet në rrezik, nëse Zagrebi nuk kthen amendamentet.

Kryeministri kroat, Zoran Milanoviq, ka thënë se Qeveria e tij nuk do t’i shpejtojë ndryshimet rreth ligjit që e ndalon ekstradimin e personave të dyshuar si kriminelë të luftës, me gjithë kërcënimin e bërë nga Bashkimi Evropian për sanksione, raporton Reuters.
Zoran Milanoviq ka thënë të martën se amendamentet nuk do të hyjnë në fuqi para korrikut të vitit të ardhshëm.

“Nuk do të toleroj që dikush të fshijë dyshemenë me ne”, ka thënë kryeministri kroat.
Kroacia ka miratuar ndryshimet vetëm disa ditë para se të anëtarësohej në BE, më 1 korrik.
Ndryshimet kufizojnë zbatimin e urdhër-arresteve evropiane për krimet e kryera para 7 gushtit, 2002.