Sukses historik i KF-Liria nga Danimarka,nga sezonin i ardhëshëm në Serinë 2.
Ndeshja e fundit që u luajt të shtunën 15.06.13 ,Snekkersten-Liria 2-5,Fusha e sportit Snekkersten, tifo 500 Liria filloi ndeshjen me këtë përbërje:Blerim,Besir,Agron,Sami,Lavdrim,Mahi,Yasin,Venhar,Burim,Filip,Semir(Dashmir, Nusret,Ilir)
Para fillimit të ndeshjes,ne fushë doli ambasadori i Shqipërisë në Danimarkë Arben Cici i cili i përshëndeti futbollistët kuq e zi duke ju dhënë një mesazh të qartë “Cuna dua Fitore “,dhe kjo sikur ua shtoi motivimin edhe ma shumë fudbollistëve tanë.
Ndeshja filloi me dominimin total të gjelmoshave kuq e zi të cilët sulmonin pa ndërprerë nga të gjitha anët.Ishte minuta e 15 kur Filip pas një depërtimi të shkëlqyeshëm shënoi golin e parë për Lirinë 0-1.Futbollistët e Liris vazhdonin me sulme të një pasnjëshme.Dashmiri pasi mer një top në krahun e majtë kalon mbrojtjen e kundërshtarëve dhe shënon në 0-2,Vendasit ishin tërhequr thellë në mbrojtje deri sa Liria vazhdimisht atakonte porten e kundërshtarit. Tifozët shqiptarë si lojtarë të dymbëdhjetë në stadium përkrahënin maximalisht duke brohoritur pa ndërpresë emrin Liria .Pas sulmeve të njëpasnjëshme pason edhe goli i tretë i Lirisë dhe shënon kush tjetër pos Dashmirit i cili në kët ndeshje ishte hija e zezë për kundërshtarët dhe 0-3.
Me këte rezultat u mbyllë pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Liria vazhdonte me të njejtin rritëm vetëm sulmonte por pas një kunderzbritjeje vendasit aritën që ta zbusin rezultatin në 1-3.
Djelmoshat kuq e zi nuk e humbën në asnjë moment vetëbesimin edhe pse pranuan gol ,ata vazhdonin ti zbatoin në mënyrën më të përkryer detyrat e stafit teknik i përbërë nga Bashkim Ziberi dhe Argjent Emini.Në vazhdim të lojës Semir pranon një top kah mesi i fushës dhe në stilin alla mesi bën sllallom të vërtetë duke kaluar mbrojtjen dhe në fundë edhe portierin dhe 1-4.
Pas një goditje nga këndi për vendasit gjyqtari në mënyrë të cuditëshme akordon penallti për vendasit që askush s’munndi ta kuptonte dhe shënuan 2-4.Vendasit u hodhën të gjithë në sulmë dhe tentonin që të shënojnë edhe ndonjë gol për të barazuar, por këtë nuk e lejoi futbollisti më i mirë i ndeshjes Dashmir Ajruli i cili i shuajti shpresat e nikoqirit duke shënuar në 2-5.
Cka të thuhet për tifozët të cilët gjat gjithë takimit nuk u ndalën duke brohoritur liria ,liria,që edhe kundërshtarët u mahnitën.U krijua një atmosferë e cila na kujtonin vitet e 90 kur në Tetovë të njëjtën tifo e bënin “ballistët “në mbështetje të K.F.Shkendija.
Pas ndeshjes futbollistët dhe stafi i klubit ishin të ftuar në darkë te pizeria e sponzorit të klubit Liria Bedri Hismani ,i cili u kujdes për ushqimin e futbollistëve.
Në “Shoqatën 97 “ishin pregaditur disa supriza:një buket lule ju dhurua nga ana e kryesisë dhe futbollistët zadhënsit të klubit Mahi Hismani.Futbollist i vitit u zgjodhë Venhar Shabani,golë shënues ma i mirë Dashmir Ajruli me 23 gola,Sami Deari u zgjodh futbollisti ma i mirë i vitit që ka luajtur në pozicion që asnjëherë nuk ka lujtur më parë,kurse Bekim Selmani u zgjodhë futbollisti më me humor i vitit.Festa vazhdoi deri në orët e vona në “Shoqatën 97 “.Kur jemi te “Shoqata 97 ” shfrytzojmë rastin ta falimenderojmë kryesinë e shoqatës për mikpritjen.Në orët e vona nga “Shoqata 97″ festa vazhdoi në qendrën e qytetit të Kopenhagës deri në orët e para të mëngjesit.
Të dashur tifoz,bashkatdhetarë ,bashkvendas në vendlindje,KF Liria hyri në histori duke u ngjitur në Serinë 2 Shjeland Nuk e kemi në plan të ndalemi edhe pas pushimeve verore Liria do të garojë në Serinë 2 por me një qëllim të vetëm që sa më shpejtë të ngjitemi në Serinë 1.Brenda dy viteve radhazi Liria kalon nga Seria e 4 në Serinë 2.Në vitin që vjen Liria ka jubileumin e 25 pra 25 vite që kur ekziston dhe dhashtë zoti të festojmë duke u ngjitur në Serinë 1 në 25 vjetorin e themelimit të klubit.
Për fund Falimenderime të përzemërta nga tifozët që morën rrugen deri në Snekkersten deri te spnzorët.si dhe sponzorët mediatik,Alsat M,Rtv Zeri i Kosovës,Gazeta Koha Mk,Sport Tetovë.
Në emër të kryesis
Zadhënsi
Mahi Hismani
/rtvzik.com