ronaldo-kontrate-reMe rinovimin deri në vitin 2018 është normale të mendohet se Cristiano Ronaldo mund të bëhet golashënuesi numër një në historinë e Real Madrid. Ky rekord edhe sot është në duart e legjendarit Raul Gonzalez, i cili me fanellën e bardhë ka realizuar 323 gola në741 takime të luajtura. Madrileni u largua nga Los Blancos me një mesatare prej 0.44 gola për ndeshje në 16 sezone të karrierës që mbajti fanellën e Realit. Ndërkohë me një ritëm edhe më superior është duke ecur aventura e Cristianos në “Bernabeu” dhe nuk pritet të jetë e largët dita, kur portugezi të parakalojë kë ka përpara dhe të ngjitet si numri një në fronin madrilen të golashënuesit më të mirë.

Deri në këto momente, Cristiano ka shënuar 204 herë në 203 takime, shifër që po ta konvertojmë në mesatare i bie të jetë 1 gol e pak për çdo ndeshje të luajtur, në vetëm 4 sezone. Eshtë një shifër vërtet e frikshme dhe nëse do të vazhdojë me këto ritme dhe pa asnjë problem serioz fizik, është logjike të arrihet në përfundimin se nga mesi i sezonit 2015-2016, Cristiano do të jetë bërë kryegolashënuesi i Real Madrid në të gjithë historinë. Vetëm dy sezone më parë sulmuesi 28-vjeçar kontribuoi me 60 gola në 55 ndeshje gjithsej, duke u bërë edhe lokomotiva e Los Merengues në titullin e 32-të kampion në La Liga, që jo më kot u quajt edhe si sezoni i rekordeve. Me ritmin konstant të konkretizimeve, Ronaldo duket i papërmbajtshëm, ndërkohë që rekordi i Raul mbetet për t’u thyer