gardhiNisin ndryshimet e pamjes së godinës së kryeministrisë. Pas heqjes së stemës së 100 vjetorit të pavarërisë, ndryshimit të tryezës së mbledhjeve, sot punëtorët kanë hequr gardhin rrethues me hekura rreth selisë. Sot në mesdite, disa punëtorë kanë nisur punën për heqjen e gardhit rrethues të Kryeministrisë, duke e lënë atë pa ‘pengesë’ për qytetarët që kalojnë.

Kangjellat u vunë për herë të parë më 21 shkurt 2004 kur opozita në atë kohë e drejtuar nga Berisha organizoi një protestë të madhe me rastin e përvjetorit të rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha. Gjatë protestës nën moton ‘Nano ik’ u qëllua me gurë dhe kryeministri i atëhershëm Nano mori vendimin menjëherë pas protestës për të ndërtuar gardhin rrethues.

Ndryshime të tjera estetike pritet të bëhen duke pasur parasysh natyrën e kryeministrit të ri Edi Rama. Këtë gjë bëri dhe pas ardhjes në selinë e PS-së si kryetar partie, ku u ndryshua fasada, ngjyrat dhe mobilimi.