Arrestime për spiunazh në Maqedoni
Regjimi në shkatërrim po bën goditjen e fundit.Kështu e ka cilësuar Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë, aksionin policor për arrestimin e 15 personave nën dyshimin se u kanë vënë në dispozicion shërbimeve sekrete të huaja, dokumente dhe informacione të klasifikuara të Shtetit.LSDM ka theksuar përmes zëdhënësit të saj se, Policia po arreston të gjithë ata që nuk i duron kryeministri Nikola Gruevski dhe ata që po provojnë me argumente krimin e klanit familjar të kryeministrit.
“Ata po përndjekin, po arrestojnë, po gjykojnë, po lustrojnë dhe po dënojnë përdhunisht. Regjimi në shkatërrim po tenton të japë goditjen e fundit. Vlerësimi që bën Gruevski është gabim fatal. Asgjë nuk mund të pengojë largimin e detyrueshëm nga skena politike të kësaj strukture të pakrye”, ka deklaruar zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.
Ai ka vërejtur se në Maqedoni po rritet vazhdimisht numri i të burgosurve politikë dhe se “pushteti është i gatshëm të mbushë burgjet me njerëz”