qyteti_amerikan_gratë_skane_drejt_voteE pabesueshme, por në SHBA ekziston ende një qytet ku grave nuk u lejohet me ligj të votojnë. Qyteti quhet Sistersvill dhe ndodhet në Virxhinian Perëndimore. Zbulimi u bë nga vetë zyrtarët e këtij qyteti, ndërkohë që po kërkonin kartat e vjetra të Sistersvill, transmeton Panorama. Ligji shokues që rezultonte ende në fuqi u zbulua, pasi kreu i Bashkisë së Sistervill dha dorëheqjen para kohe dhe zyrtarët lokalë hapën kartat dhe rregulloren e vjetër të qytetit për të parë se si duhet të silleshin në këtë rast për ta zëvendësuar atë, sipas “Wall Street Journal”. Ndalimi i votimit ishte hedhur poshtë nga Amendamenti i 19-të, i cili është më i fuqishëm se ligji lokal dhe u jep të drejta të barabarta grave që nga viti 1920. Por disa banorë kërkojnë ndryshimin e ligjit për princip, sepse ka shkaktuar trazira idesh në qytetin me 1500 banorë.